Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tender 295 milionë lekë për ndriçimin e Rrugës së Arbrit dhe tunelit të Murrizit

16:18 - Dhjetor 26, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe pse Rruga e Arbërit nuk ka përfunduar ende, Qeveria po merr masa për zëvendësimin e linjës elektrike për fshatrat e zonës, si edhe ndriçimin e Tunelit të Murrizit.

Drejtoria Rajonale OSHEE Tiranë ka shpallur tenderin me vlerë 295 milionë Lekë pa TVSH për zhvillimin e rrjetit 20KV për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të zonave përgjatë Rrugës së Arbrit dhe furnizimin e tunelit të Murrizit.

Kohëzgjatja e kontratës për punën e ndërtimit për linjat e energjisë elektrike do të jetë 9 muaj.

Zona ku kalon gjurma e Rrugës së Arbrit ndodhet në lindje të qytetit të Tiranës dhe kalon nëpër fshatrat Tujan, Zall Dajt, Besh, Kurte, Zallbastar, Hysaj dhe Maricej, fshatra të cilët furnizohen nga një rrjet i tensionit të mesëm 10kv, nga nënstacioni i Qafë Mollë, tepër i amortizuar dhe i vjetër që parimin e punës e ka 2 faza plus tokë dhe humbjet janë shumë të mëdha.

Projekti parashikon ndërtimin e dy fiderave të rinj kabllorë me 20kV, njëri prej të cilëve do të furnizojë me energji elektrike fshatrat përgjatë Rrugës së Arbrit, konkretisht fideri M8 me gjatësi 13.2 km, ndërsa fideri tjetër M9 me gjatësi 13.47 km do të furnizojë tunelin e Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Rruga e Arbërit ka nisur ndërtimin shumë vite më parë, por ato janë zgjatur tej afateve të parashikuara dhe gjithashtu kostot janë shtuar, kjo për shkak të problematikave që kanë ardhur kryesisht nga terreni i vështirë dhe kompozimi i paqëndrueshëm i tokës, sidomos në zonën e Tunelit të Murrizit. Qeveria synon ta përfundojë rrugën vitin e ardhshëm dhe tashmë ka marrë masa dhe për ndriçimin e tunelit, si edhe me zëvendësimin e linjës së furnizimin me energji për fshatrat përgjatë gjurmës së rrugës. /ekofin.al 

Ekofin Media
Ekofin Media
oshee rruga e arbrit tender tuneli i murrizit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter