Qeveria do të realizojë një përmirësim të rradhës të Sistemit të Thesarit, përmes të cilit realizohen të gjitha pagesat dhe menaxhohet i gjithë Buxheti i Shtetit. Për këtë arsye, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 750 milionë Lekë, pa TVSH, duke ftuar operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre deri në 27 janar 2025.
Procedura është e ndarë në dy faza, përmirësimi i sistemit, që ka një vlerë fondi prej 540 milionë Lekë dhe mirëmbajtje e tij prej rreth 210 milionë Lekësh. Faza e parë parashikohet të zgjasë 18 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, ndërsa për procesin e mirëmbajtjes parashikohen 24 muaj të tjerë.
Sistemi i thesarit aktualisht shfaq disa problematika si më poshtë: Faturat e BI online nuk kontabilizohen automatikisht. Problemi lidhur me ditarët e stornuar të cilët nuk kopjohen automatikisht në Cash.
Problematika lidhur me ekzekutimin e programeve të çekimit të fondeve në plan thesari. Programet kërkojnë shumë kohë për t’u ekzekutuar duke e vështirësuar procesin në tërësi dhe në rastet e një volumi të madh faturash (mbi 3000 fatura). Në rastin e pagesave të kthyera, nuk bëhet automatikisht lëshimi i obligimit në plan thesari etj.
Objekti i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës hardëare dhe softëare të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë), duke e përditësuar atë në mënyrë që të jetë i sigurtë dhe të plotësojë kërkesat e kohës.
Me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së informacionit nevojitet që baza e të dhënave të sistemit të jetë e enkriptuar. Enkriptimi i bazës së të dhënave duhet të jetë i specifikimit AES (Advanced Encryption Standart) 256 bit. Qëllimi i enkriptimit të të dhënave brenda bazës së të dhënave është ruajtja nga qëllimet dashakeqe. Baza e të dhënave duhet të jetë e enkriptuar edhe përgjatë komunikimit me përdoruesit.
Përmes ndërhyrjeve do të përmirësimit si infrastruktura hardëare, ashtu edhe ajo software e Sistemit të Thesarit, që sipas AKSHI-t do të rrisin performancën, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve të punës.
Operatori ekonomik që do të shpallet fitues, do të realizojë:
Permiresim i infrastruktures hardëare (Furnizim, instalim, konfigurim);
Permiresim i sistemit te thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) ne sistemin e upgradeuar Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13) ne version anglisht dhe shqip;
Migrimi i te dhenave historike;
Ruajtja e gjithe customizimeve/personalizime nga versioni aktual i sistemit ne sistemin e përmirësuar;
Trajnimin e perdoruesve (sipas metodes Trajno Trajnuesit) (Manualet e perdrorimit per te gjitha modulet e sistemit, per institucionet online me SIFQ dhe ato offline. Manualet e përdorimit. Manuali konfigurimeve;
Testimi i sistemit te permiresuar (Scripts, etj);
Procesi i mirembajtjes.
Në mënyrë periodike, Sistemi i Thesarit i nënshtrohet përmirësimeve, për ta bërë atë sa më efikas, për të rritur sigurinë dhe për të shmangur problematikat. /ekofin.al