Kategoria: buxheti

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i klientëve të qeverisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se paradoksalisht qeveria që nuk dëgjon fermerët, që nuk dëgjon asnjë grup interesi, pasi ka arritur të lërë të pakënaqur të gjitha grupet e interesit, shoqata prodhuesish vendas,

Zv/kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se buxheti i vitit 2022 ka kryefjalë paketën sociale për mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë. Gjatë diskutimit nen për ne të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022 në seancë plenare, Ahmetaj deklaroi se ekonomia shqiptare po rritet me shpejtësi, dhe sipas

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar 250 milionë lekë të cilat do të shkojnë në mbështetje të startupe-ve. Në prezantimin e buxhetit 2022 për biznesin e vogël, Ibrahimaj u shpreh se biznesi i vogël ka qenë në fokus që prej viti 2013, dhe janë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj debatoi sot me opozitën në seancën plenare të Kuvendit ku prej dy ditësh po vijon diskutimi i  projektbuxhetit të vitit 2022. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për borxhin publik, ministrja Ibrahimaj tha se borxhi i marrë nga kjo qeveri është përkthyer në rritje ekonomike dhe investime publike,

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se, buxheti i vitit 2022, alokon 3.3% të PBB, për mbështetjen e biznesit, i cili do të garantojë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në fjalën e saj në Kuvend, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2022, Ibrahimaj theksoi se, “mbështetja dhe nxitja e sipërmarrjes do të realizohet nëpërmjet zbatimit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha sot se “shërbimet ndaj qytetarëve janë kryefjalë e buxhetit 2022. Mandati i tretë më shumë se një mandat politik është një mandat i shërbimit për qytetarët dhe sipërmarrjen, për shërbime transparente të shpejta e cilësore”. Në fjalën e tij në kuvend, ku po diskutohet buxheti

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në projektbuxhetin për vitin 2022 fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë. Gjatë diskutimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të pr/buxhetit për vitin që vjen, ministrja Balluku theksoi se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogorasë parashikohet të përfundojnë në

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë sa i përket buxhetit të vitit 2022 për këtë Ministri. Teksa shpjegoi shpërndarjen e buxhetit, Krifca theksoi se rreth 2.3 mld lekë që i janë caktuar kësaj Ministrie do të shkojnë për të rritur sigurinë ushqimore, duke investuar në kapacitete, në

Ndërsa dihet tashmë se shteti shqiptar ka në lojë qindra miliona euro në arbitrazhet ndërkombëtare, edhe në Buxhetin e vitit 2022 Qeveria nuk jep asnjë të dhënë për ecurinë e tyre apo shifrat që rrezikon të paguhen në favor të kompanive fituese. E vetmja shifër e publikuar për këtë zë është buxheti I akorduar për

Në buxhetin e vitit të ardhshëm institucionet shtetërore do të shpenzojnë të paktën 3.2 miliardë lekë vetëm për automjete dhe orendi për mobilimin e zyrave. Në detajimin e draftit të paraqitur në Kuvend janë pasqyruar ministritë, bashkitë apo struktura të tjera që kanë kërkuar makina të reja në vitin e ardhshëm. Qeveria shqiptare do të