Kategoria: biznese

Mbi 10 mijë biznese kanë kaluar në filtrin e inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës përgjatë vitit 2022.  Referuar të dhënave zyrtare të siguruara, 135 subjekte janë gjobitur për shkak të shkeljes së Kodit të Punës. Të dhënat tregojnë se për vitin e kaluar janë 24.4 % më shumë masa administrative me gjobë krahasuar me

Investimet në toka e troje të bizneseve shënuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021. Të dhënat e INSTAT në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve tregojnë se në vitin 2021 bizneset në të gjithë vendin investuan në blerjen e tokave rreth 20 miliardë lekë (172 milionë euro), nga 9.3 miliardë lekë që ishin në vitin 2020

Administrata Tatimore zhvilloi një takim me Shoqatën e Bankave dhe përfaqësues të të gjitha bankave në Shqipëri, me qëllim përmirësimin e protokollit të komunikimit mes palëve. Gjatë takimit u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit, si edhe krijimin e një protokolli elektronik komunikimi, me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset për të mos paguar detyrimet

Kreditë e marra nuk po shlyhen dot në afat për të dytin muaj rradhazi, një tregues që sinjalizon se tashmë ekonomitë familjare kryesisht, por edhe bizneset po përballen me efektet e para serioze të krizës së çmimeve.   Sipas Bankës së Shqipërisë, në maj, treguesi i kredive me probleme arriti në 5.44%, nga 5.42% muajin

Besimi i bizneseve të sektorit të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve u përmirësua në muajin qershor të këtij viti. Banka e Shqipërisë, publikoi sot treguesin e ndjesisë ekonomike (TNE) që regjistroi rritje me 2.0 pikë (në nivelin 109.8) në muajin qershor të vitit 2022. Rritja u përcaktua nga përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e

Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Qendra Kombëtare e Biznesit njofton subjektet se depozitimi i këtyre dokumenteve bazuar

Në vitin 2021 në vend u regjistruan rreth 15 mijë ndërmarrje të reja, raportoi INSTAT, në publikimin e ri për regjistrat e biznesit. Në vend janë 118.627 ndërmarrje ekonomike aktive (përjashtuar fermerët) deri në fund të vitit 2021. Ndërkohë janë edhe 62.922 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm NIPT; Në total,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar inspektimet me ofrimin e sezonit veror, në qendrat e tregtimit ushqimor, pikat e inspektimit kufitar dhe institucione që ofrojnë ushqime, ( çerdhe, kopshte, shkolla) për rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Gjatë 24 orëve të fundit AKU ka kryer në shkallë vendi mbi 600

Ndërgjegjësimi i subjekteve vendase dhe informimi lidhur me rëndësinë e regjistrimit të patentave, modeleve, markave tregtare dhe të shërbimit, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë etj, mbetet shumë i rëndësishme për zhvillimin e një tregu të shëndetshëm. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale bën të ditur se aplikimet për patentat