Autor: Ekofin
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministri i Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe
Numri i aksidenteve është ulur në muajin nëntor, muaj zakonisht i ngarkuar edhe për shkak të festave. Në nëntor të këtij viti, sipas INSTAT, u regjistruan 147 aksidente rrugore, përkundrejt 167 të shënuar vitin e kaluar. Megjithatë, në total për periudhën janar-nëntor 2024, numri i aksidenteve është rritur me 34.5%, duke arritur në 1,517, përkundrejt
Reduktimi i çështjeve të prapambetura mbetet një prej sfidave më të mëdha të sistemit gjyqësor shqiptar. Efektet e Reformës në Drejtësi (Vettingu) dhe shkarkimi i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh ndikuan gjithashtu në numrin e lartë të këtyre çështjeve. Në vitin 2023, 113.768 çështje u konsideruan në pritje për shqyrtim në gjykatat e
Qeveria do të realizojë një përmirësim të rradhës të Sistemit të Thesarit, përmes të cilit realizohen të gjitha pagesat dhe menaxhohet i gjithë Buxheti i Shtetit. Për këtë arsye, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 750 milionë Lekë, pa TVSH, duke ftuar operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre deri në 27 janar 2025.
Me suficitin e konsiderueshëm të Buxhetit të akumuluar në fund të vitit, në mbledhjen e fundit për këtë vit Qeveria ka “zgjidhur qesen” edhe për fondet e rindërtimit, një proces që vijon edhe 5 vite pas tërmetit të 2019. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën rreth 1.4 miliardë
Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte arritën në 411 milionë euro, në 3-mujorin e tretë 2024, me rritje rreth 4% krahasuar me periudhën prill-qershor 2024. Sipas statistikave të BSH-së, për nëntëmujorin 2024,
Ndërsa viti 2024 po i afrohet fundit, shumë prej nesh tashmë presin pushimet tona pranverore ose verore në vitin e ri. Për fat të mirë, për ata prej nesh në MB, nuk kemi pse të udhëtojmë larg për një dozë dielli, deti dhe rëre, shkruajnë Isobel Pankhurst dhe Nicola Roy për Manchester Evening News. Destinacione
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit dokumentacionin për përfundimin e procesit të privatizimit dhe përllogaritjen e vlerës së pagesës për objektet e ish-ndërmarrjeve bujqësore për të cilat ka filluar procesi i privatizimit nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore. Procedura për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore,
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, së shpejti do të prezantojë një sistem për ndarjen e makinave elektrike në transportin publik, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndotjen e ajrit. Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, kanë nënshkruar letrën e synimit për projektin me një kompani sllovene. Ndarja e
Qeveria ka vendosur të ndryshojë disa modalitete të dokumentacionit që paraqesin kategoritë e caktuara për përfitimin e ndihmës ekonomike mujore. Për familjet përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë orientohen me prioritet drejt programeve të nxitjes së punësimit, riintegrimit social dhe punëve publike në komunitet, me qëllim fuqizimin e familjes dhe riintegrimin e saj