Kategoria: Ekonomi

Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë në fuqi pasi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike. Ky shpërblim do t’u jepet punonjësve me paga të ulëta ku përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit etj. Ende nuk është

Afro 6 milionë euro u janë kthyer profesionistëve të lirë në llogaritë e tyre bankare. Drejtoria e Tatimeve sqaron pse synon ta përmbyll brenda 30 dhjetorit rimburisimin e ofruesve të shërbimeve profesionale që kanë parapaguar këstet mbi fitimin apo të tatimit të thjeshtuar. “Kemi kthyer më shumë se 90% të pagesave, të rimbursimeve të tatimpaguesve,

Viti buxhetor po shkon drejt mbylljes, por suficiti që reflekton mosshpenzimin e parave të buxhetuara për këtë vit, mbeti sërish në nivele rekord edhe në fund të nëntorit. Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, suficiti pësoi një ulje të papërfillshme krahasuar me tetorin, duke mbetur në 71.7 miliardë Lekë. Kjo është

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri për taksimin e dyfishtë, tatimpaguesit së shpejti do të kenë mundësi të dorëzojnë dokumentacionin elektronikisht. Deri atëherë, dorëzimi do të kryhet vetëm pranë DPT-së, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar edhe formulari. Administrata Tatimore, ndërkohë

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit më tej në 2.4% në nëntor. Në tetor, ky indeks arriti në 2.3%. Indeksi synon të japë ecurinë krahasuese të çmimeve me vendet e Bashkimit Europian. Për nëntorin, norma zyrtare e inflacionit në Shqipëri rezultoi 2%. Sipas INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 4,1

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e dytë të vitit. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll,

Edhe gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria pritet ta përqendrojë pjesën më të madhe të huamarrjes për të financuar deficitin e parashikuar të buxhetit në tregun e brendshëm. Referuar planit të huamarrjes për vitin 2025, të publikuar nga Financat, deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rreth 68.05 miliardë lekë. Nga kjo shumë, huamarrja