Kategoria: banka e shqipërisë

Interesat e Bonove të Thesarit shënuan një rritje mjaft të lehtë në ankandin e kësaj jave, duke shfaqur për herë të parë shenja stabilizimi, pas valës rritëse që pasoi ndryshimi i normës së interesit nga Banka e Shqipërisë. Në ankandin e ditës së martë, bonot me maturim 12-mujor u shitën me një vlerë yieldi mesatar

Institucionet mikrofinanciare vijuan të zgjerojnë aktivitetin financiare edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas bilancit sektorial të shoqërive të kursim-kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet e shoqërive në këtë tremujor arritën në 13 miliardë e 758 milionë lekë, me një rritje prej 230 milionë lekësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Aktualisht në

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, niveli i kapitalizimit të sektorit bankar rezultoi i qëndrueshëm në 3-mujorin e parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka Qendrore, ky tregues shënoi 17.94 % kundrejt nivelit 12 % të përcaktuar nga BSH-ja. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit këtë tremujor është ndikuar kryesisht

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), një organizim i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës politike, akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e

Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të Qeverisë. Si bonot e thesarit, edhe obligacionet, kanë shënuar rritje të normave të interesit gjatë muajve të parë të vitit, të nxitura edhe nga pritshmëritë për rritje të inflacionit. Sipas

Sistemi bankar dhe ai financiar në vendin tonë, paraqiten me një ecuri dhe shëndet të qëndrueshëm. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti mes aktiveve likuide dhe pasiveve në fund të muajit tetor 2021 u rrit në 46.8%, nga 46.5% që kishte qenë në shtator dhe 47.6% që kishte qenë në të njëjtën periudhë

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë në masën 42.14 miliardë lekë, kundrejt mesatarisht 34.06 miliardë lekë në 6 muajt e parë

Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime të reja për kredinë konsumatore. Ndryshimet synojnë të shtojnë në rregullore rolin e ndërmjetësuesit të kredisë dhe të parashikojnë disa dispozita në rastet kur kredia jepet nëpërmjet tyre. Prej vitesh bankat dhe institucionet financiare jo banka kanë mundësuar financimin e blerjes së produkteve në njësitë e shitjes, nëpërmjet

Kreditimi në euro është në rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, sektori bankar ka dhënë 715 milionë euro kredi të reja, në 10-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, 47% e kredisë