Autor: Ekofin
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh, duke e çuar normën e depozitave nga 2% në 2.25%, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të zhvilluar të enjten. BQE përcakton politikën monetare të eurozonës përmes tre normave kryesore të interesit, ku norma e depozitave shërben si treguesi
Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar në Bruksel, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e vlerësimit të progresit të vendeve kandidate në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë
Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i rizgjedhur së fundmi në një mandat të dytë ka mbajtur një qëndrim të fortë në Komisionin e Ekonomisë, ku ka thënë praktikisht: “Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni”. Kjo deklaratë e Bibës është dhënë me zë dhe figurë, nuk është meme, nga ato që po shohim
Administrata Tatimore ka nisur zyrtarisht nga data 10 qershor 2026 zbatimin e skemës së faljes me kusht të detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, një mekanizëm që synon të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe njëkohësisht të rrisë arkëtimet në buxhetin e shtetit. Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, pagesat për përfitimin nga falja fiskale po kryhen
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, duke paraqitur një kuadër të ri raportimi për bizneset. Fokusi zhvendoset te transparenca financiare, raportimi i qëndrueshmërisë, duke vendosur detyrime të reja sidomos për ndërmarrjet e mëdha, grupet e kompanive dhe bizneset që operojnë në sektorë me ndikim të lartë ekonomik, mjedisor apo shoqëror.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) pritet gjerësisht të rrisë normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023, ndërsa politikëbërësit po reagojnë ndaj rritjes së inflacionit, të nxitur nga çmimet më të larta të energjisë të lidhura me luftën në Iran. Investitorët po përgatiten për një rritje të normave të interesit nga BQE të
Mes maleve të egra, fshatrave me trashëgimi kulturore, plazheve me ujëra të kristalta dhe tryezave të pasura tradicionale, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse dhe intriguese të Evropës, shkruan Noemie Adler në një artikull të botuar në median franceze “Le Guide du Routard”. Ende e paprekur nga turizmi masiv, vendi ofron një
Funksionarët e kabinetit do t’u nënshtrohen për herë të parë rregullave më të qarta për emërimin, lirimin dhe lidhjen e tyre të drejtpërdrejtë me ministrin. Në ligjin ekzistues, kabineti i ministrit mund të kishte drejtor, këshilltarë dhe sekretarë. Ata emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministri dhe kishin statusin e funksionarëve politikë. Rregullat për organizimin dhe funksionimin
Me ndryshimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, rishikohet edhe mënyra se si krijohen, drejtohen dhe mbikëqyren agjencitë autonome. Ndryshimi kryesor është se ligji nuk i trajton më agjencitë autonome thjesht si struktura administrative me funksione të specializuara, por i lidh ato më qartë me rolin rregullator në tregje dhe në sektorë
Skema e sigurimeve shoqërore vijon të mbetet nën presion nga rritja e numrit të pensionistëve, niveli i ulët i pensioneve dhe raporti i ngushtë mes kontribuesve dhe përfituesve. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për periudhën janar-dhjetor 2025 tregojnë se të ardhurat totale të ISSH-së arritën në 193.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale ishin