Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Le Routard” për Shqipërinë: Një ftesë për të zbuluar natyrën, kulturën dhe mikpritjen

11:26 - Qershor 11, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Mes maleve të egra, fshatrave me trashëgimi kulturore, plazheve me ujëra të kristalta dhe tryezave të pasura tradicionale, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse dhe intriguese të Evropës, shkruan Noemie Adler në një artikull të botuar në median franceze “Le Guide du Routard”.

Ende e paprekur nga turizmi masiv, vendi ofron një mozaik peizazhesh, kulturash dhe traditash, të cilat prezantohen në mënyrë të detajuar në edicionin e ri të udhërrëfyesit te njohur francez “Le Routard”.

Përmes itinerareve të sugjeruara, adresave të rekomanduara dhe këshillave praktike, udhërrëfyesi synon t’u ofrojë turistëve një përvojë autentike dhe sa më pranë realitetit lokal.

Shqipëria mes natyrës, kulturës dhe cilësisë së jetës

Nga kryeqyteti i Tiranës deri në skajet jugore të vendit, udhërrëfyesi paraqet një Shqipëri dinamike dhe në zhvillim, ku historia dhe moderniteti bashkëjetojnë natyrshëm.

Vizitorët mund të zbulojnë monumente të rëndësishme historike, një jetë urbane në transformim të vazhdueshëm dhe një kulturë lokale të rrënjosur fort në tradita.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet mikpritjes shqiptare, e njohur gjerësisht nga vizitorët e huaj, si dhe gastronomisë vendase, e cila ndërthur ndikimet mesdhetare dhe ballkanike.

Megjithatë, sipas udhërrëfyesit, forca më e madhe e Shqipërisë qëndron te natyra e saj.

Liqenet e lashta, relievi malor dhe bregdeti prej më shumë se 400 kilometrash krijojnë një panoramë mbresëlënëse.

Nga veriu në jug, çdo ndalesë ofron mundësinë për të ngadalësuar ritmin, për të vëzhguar dhe për të shijuar një mjedis natyror ende të ruajtur.

Pikat kryesore turistike të rekomanduara nga udhërrëfyesi

Mes përvojave që “Le Routard” rekomandon për vizitorët në Shqipëri janë:

• Ngjitja në Piramidën e Tiranës për të shijuar pamjen e kryeqytetit nga lart;

• Vizita në Xhaminë e Et’hem Beut, një nga monumentet më të bukura të Tiranës;

• Momente relaksi në Rivierën Shqiptare, e njohur për plazhet dhe ujërat e saj të kthjellëta;

• Eksplorimi i zonave përreth Liqenit të Ohrit, veçanërisht në Lin dhe Pogradec;

• Një ditë kushtuar gastronomisë në Përmet, i konsideruar si kryeqyteti shqiptar i lëvizjes “slow food”.

Me këtë udhërrëfyes të ri, “Le Routard” e paraqet Shqipërinë si një destinacion që kombinon natyrën e paprekur, trashëgiminë kulturore dhe përvojat autentike, duke e pozicionuar vendin mes zgjedhjeve më interesante, për turistët evropianë në kërkim të destinacioneve të reja./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
ftesë kulturën La routard Natyrën shqiperine
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Grazia”: Më e lirë se Spanja dhe Portugalia, çfarë ofron Shqipëria për pushimet verore

10:49 - Qershor 10, 2026

Barometri i çmimeve të biletave/ Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe për udhëtarët nga Franca

09:49 - Qershor 9, 2026

“The Wom”: Gjiri i Zotit: plazhi si një copë parajse në Gjipe

10:23 - Qershor 7, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

gazetar_112:43 - Qershor 11, 20260

Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i rizgjedhur së fundmi në një mandat të…

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026

Ndryshimet në administratë, këshilltarët largohen automatikisht kur ikën ministri

08:55 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:43 - Qershor 11, 2026

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:15 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:09 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter