Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Komisioneri Dervishi ngre në Bruksel statusin e vendeve kandidate në transferimin e të dhënave, Komisioneri Evropian McGrath vlerëson progresin e Shqipërisë

14:30 - Qershor 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar në Bruksel, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e vlerësimit të progresit të vendeve kandidate në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Gjatë sesionit të diskutimit me Komisionerin Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, z. Michael McGrath, Komisioneri Dervishi paraqiti progresin e arritur nga Shqipëria në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Acquis të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në ndërhyrjen e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se Shqipëria ka miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, plotësisht të harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën 2016/680 për autoritetet e zbatimit të ligjit, disponon një autoritet mbikëqyrës të pavarur në përputhje me standardet evropiane dhe kontribuon prej vitit 2016 në punën e Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) në cilësinë e vëzhguesit.

Duke iu referuar faktit se, pavarësisht këtij progresi, nivelit të lartë të përafrimit me standardet evropiane dhe duke u konsideruar në të njetin nivel me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ende vijon të konsiderohet vend i tretë për qëllime të transferimit të të dhënave personale.

Në këtë kontekst Komisioneri Dervishi theksoi nevojën që progresi i vendeve kandidate të vlerësohet në mënyrë objektive dhe në përputhje me nivelin e harmonizimit të legjislacionit dhe kapaciteteve institucionale me Acquis të Bashkimit Evropian me ritme më të shpejta.

Në përgjigjen e tij, Komisioneri Evropian Michael McGrath vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e përputhshmërisë së legjislacionint me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ai theksoi se marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Shqipërinë në këtë fushë zhvillohet në kuadër të një procesi më të gjerë dhe më ambicioz, të lidhur drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit në BE, i cili përfshin një nivel më të avancuar integrimi sesa një vendim i veçantë për përshtatshmërinë (adequacy). Gjithashtu, ai nënvizoi se transferimet e të dhënave personale mund të realizohen në përputhje me mekanizmat dhe instrumentet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Gjatë mbledhjes plenare, pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në Bashkimin Evropian, përfshirë anonimizimin e të dhënave, njoftimin e shkeljeve të sigurisë, ndërveprimin ndërmjet Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Aktit për Tregjet Digjitale (Digital Markets Act), si dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja.

Pjesëmarrja aktive e Autoritetit Shqiptar në punimet e EDPB-së dhe diskutimet e zhvilluara në nivel të lartë evropian konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, si pjesë e procesit të integrimit evropian dhe forcimit të të drejtave themelore të qytetarëve.

Ekofin Media
Ekofin Media
besnik dervishi Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mbledhja e 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave McGrath
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

gazetar_115:54 - Qershor 11, 20260

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social…

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:54 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:17 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

14:39 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter