Kategoria: Kryesore

Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar në Bruksel, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e vlerësimit të progresit të vendeve kandidate në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë

Administrata Tatimore ka nisur zyrtarisht nga data 10 qershor 2026 zbatimin e skemës së faljes me kusht të detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, një mekanizëm që synon të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe njëkohësisht të rrisë arkëtimet në buxhetin e shtetit. Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, pagesat për përfitimin nga falja fiskale po kryhen

Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, duke paraqitur një kuadër të ri raportimi për bizneset. Fokusi zhvendoset te transparenca financiare, raportimi i qëndrueshmërisë, duke vendosur detyrime të reja sidomos për ndërmarrjet e mëdha, grupet e kompanive dhe bizneset që operojnë në sektorë me ndikim të lartë ekonomik, mjedisor apo shoqëror.

Funksionarët e kabinetit do t’u nënshtrohen për herë të parë rregullave më të qarta për emërimin, lirimin dhe lidhjen e tyre të drejtpërdrejtë me ministrin. Në ligjin ekzistues, kabineti i ministrit mund të kishte drejtor, këshilltarë dhe sekretarë. Ata emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministri dhe kishin statusin e funksionarëve politikë. Rregullat për organizimin dhe funksionimin

Me ndryshimin e ligjit  për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, rishikohet edhe mënyra se si krijohen, drejtohen dhe mbikëqyren agjencitë autonome. Ndryshimi kryesor është se ligji nuk i trajton më agjencitë autonome thjesht si struktura administrative me funksione të specializuara, por i lidh ato më qartë me rolin rregullator në tregje dhe në sektorë

Skema e sigurimeve shoqërore vijon të mbetet nën presion nga rritja e numrit të pensionistëve, niveli i ulët i pensioneve dhe raporti i ngushtë mes kontribuesve dhe përfituesve. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për periudhën janar-dhjetor 2025 tregojnë se të ardhurat totale të ISSH-së arritën në 193.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale ishin

Familjet shqiptare mbështeten kryesisht te energjia elektrike, burimet e rinovueshme dhe produktet e naftës, sidomos për ngrohje dhe gatim. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, në krahasim me Bashkimin Evropian, ku ngrohja e banesës zë 61,5% të konsumit final të energjisë në familje, në Shqipëri kjo peshë është më e ulët, me 42,7%.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 10 qershor projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një ndryshim që pritet të prekë drejtpërdrejt kompanitë e transportit, logjistikës, tregtisë, doganat, tatimet dhe institucionet e kontrollit në terren. Kjo do të thotë se dokumentet dhe të dhënat që sot kërkohen nga autoritetet për transportin e mallrave

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.