Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë energji se vendet e rajonit për ftohjen e banesës dhe ngrohjen e ujit

06:00 - Qershor 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Familjet shqiptare mbështeten kryesisht te energjia elektrike, burimet e rinovueshme dhe produktet e naftës, sidomos për ngrohje dhe gatim.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, në krahasim me Bashkimin Evropian, ku ngrohja e banesës zë 61,5% të konsumit final të energjisë në familje, në Shqipëri kjo peshë është më e ulët, me 42,7%.

Por vendi ka një veçori të dukshme: ftohja e banesave zë 13,4% të konsumit familjar, niveli më i lartë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për krahasim, në Mal të Zi ftohja zë 2,9%, në Maqedoninë e Veriut 3,0%, në Serbi vetëm 0,4%, ndërsa në Kosovë 5,4%. Kjo tregon se në Shqipëri përdorimi i kondicionerëve dhe pajisjeve për freskim ka peshë shumë më të madhe në faturën energjetike të familjeve, një tregues që lidhet me klimën, urbanizimin dhe mënyrën e ngrohjes e ftohjes së banesave.

Edhe për ngrohjen e ujit, Shqipëria qëndron afër mesatares evropiane. Ky zë përfaqëson 16,5% të konsumit final të energjisë në familjet shqiptare, kundrejt 15,6% në BE. Në rajon, Mali i Zi ka 14,0%, Maqedonia e Veriut 13,4%, Serbia 12,0%, ndërsa Kosova 9,9%. Pra, për ngrohjen e ujit, familjet shqiptare konsumojnë relativisht më shumë energji se shumica e vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Dallimi më i madh del te gatimi. Në BE, gatimi zë vetëm 6,3% të konsumit final të energjisë në familje, ndërsa në Shqipëri arrin në 20,4%, më shumë se trefishi i mesatares evropiane. Në rajon, vetëm Mali i Zi ka një peshë më të lartë, me 26,2%, ndërsa Kosova ka 11,1%, Serbia 7,4% dhe Maqedonia e Veriut vetëm 2,5%. Kjo tregon se struktura e konsumit familjar në Shqipëri është më e përqendruar te përdorimet bazë të përditshme, si gatimi, ngrohja e ujit dhe ftohja, sesa në vendet e BE-së ku pesha kryesore mbetet ngrohja e banesës.

Nëse shihet struktura sipas burimeve, Shqipëria dallon edhe më qartë nga BE-ja. Për ngrohjen e banesave, familjet shqiptare përdorin kryesisht burime të rinovueshme, me 40,84%, si dhe energji elektrike, me 40,0%. Produktet e naftës zënë 19,15%, ndërsa gazi natyror nuk rezulton të ketë peshë në këtë zë. Në BE, përkundrazi, gazi natyror është burimi kryesor për ngrohjen e banesave, me 34,7%, i ndjekur nga burimet e rinovueshme me 32,8%, produktet e naftës me 12,7% dhe ngrohja e derivuar me 10,3%.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka varësinë më të lartë nga burimet e rinovueshme dhe biokarburantet për ngrohjen e banesave, me 73,68%, e ndjekur nga Mali i Zi me 63,73%, Serbia me 60,01%, Maqedonia e Veriut me 50,06% dhe Shqipëria me 40,84%. Por Shqipëria ka një nga peshat më të larta të energjisë elektrike për ngrohje, me 40,0%, më shumë se Mali i Zi me 35,04%, Maqedonia e Veriut me 38,02%, Kosova me 17,83% dhe shumë më tepër se Serbia me 6,31%. Kjo e bën Shqipërinë më të ekspozuar ndaj konsumit sezonal të energjisë elektrike gjatë dimrit.

Për ngrohjen e ujit, varësia nga energjia elektrike është edhe më e dukshme. Në Shqipëri, 72,0% e energjisë për ngrohjen e ujit vjen nga elektriciteti, ndërsa produktet e naftës dhe burimet e rinovueshme zënë nga 14,0% secila. Në rajon, Kosova mbështetet 100% te energjia elektrike për këtë qëllim, Serbia 93,2%, Maqedonia e Veriut 93,0%, ndërsa Mali i Zi 68,0%. Kjo tregon se, ndryshe nga BE-ja ku gazi natyror mbulon 38,9% të energjisë për ngrohjen e ujit, në Ballkanin Perëndimor energjia elektrike mbetet burimi dominues për familjet.

Edhe për gatimin, Shqipëria nuk ndjek modelin evropian të gazit. Në BE, 52,2% e energjisë për gatim vjen nga elektriciteti dhe 31,8% nga gazi natyror. Në Shqipëri, gatimi mbështetet pothuajse në dy burime kryesore: energjia elektrike me 45,8% dhe produktet e naftës me 43,4%, ndërsa burimet e rinovueshme dhe biokarburantet zënë 10,8%. Gazi natyror nuk shfaqet si burim për gatimin në familjet shqiptare. Në rajon, Kosova është rasti më i skajshëm, me 100% të gatimit të mbuluar nga energjia elektrike; Serbia ka 49,4% elektricitet dhe 44,4% burime të rinovueshme; Mali i Zi mbështetet kryesisht te burimet e rinovueshme me 78,0%, ndërsa Maqedonia e Veriut te burimet e rinovueshme me 63,2% dhe produktet e naftës me 36,8%./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia klima ngrohja rinovueshme uji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

gazetar_112:43 - Qershor 11, 20260

Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i rizgjedhur së fundmi në një mandat të…

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026

Ndryshimet në administratë, këshilltarët largohen automatikisht kur ikën ministri

08:55 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:43 - Qershor 11, 2026

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:15 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:09 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026

Falja fiskale në zbatim, të gjitha afatet dhe si mund të përfitoni

12:15 - Qershor 11, 2026

Qeveria miraton ndryshimet në projektligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

12:09 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter