Kategoria: Ekonomi

Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë përditësuar parashikimet e tyre me rritje sa i takon ecurisë së ekonomisë së vendit tonë. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore së fundmi është Instituti i Vjenës (WIIW) ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare sesa parashikimet e fillimvitit. “Rimëkëmbja në formë

Ndërsa Shqipëria po përgatitet për të marrë një borxh prej 700 milionë euro në tregjet e huaja, stoku i borxhit të jashtëm aktualisht zë një peshë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave, për tremujorin e tretë të vitit, stoku i borxhit të

Në fillim të muajit nëntor Shqipëria pritet të dalë në tregun ndërkombëtar me një Eurobond prej rreth 500-700 milionë euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave p/ligjin për emetimin e tij në tregjet ndërkombëtare ku bëri të ditur se financimi i siguruar nga Eurobondi do të

Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që në fund të muajit tetor apo në fillim të muajit nëntor Shqipëria të dalë në tregun ndërkombëtar. Në studimet e paraqitura paraprakisht nga bankat ndërkombëtare deri më tani, vlerësohet se Shqipëria, në vitin 2021, ka mundësinë që të pozicionohet më mirë se në emetimet e mëparshme në tregun

Rritja e çmimeve në muajin shtator sipas matjeve të Eurostat ishte më e lartë sesa ajo që u raportua nga INSTAT pak ditë më parë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%. Ndikimin më të madh në rritjen

Në datat 13-20 tetor 2021, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në cilësinë e guvernatorit të Republikës së Shqipërisë në FMN, mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore (BB), të cilat për shkak të pandemisë u zhvilluan virtualisht. Në këto mbledhje të organizuara në tryeza

“Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 është më e fortë nga sa ishte parashikuar, si rezultat i rigjallërimit të sektorit të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse dhe rritjes së investimeve private, konsumit dhe shpenzimeve publike”. Ky është një nga konstatimet e raportit të vjeshtës së Bankës Botërore, publikuar ditën e sotme, për vendet e

IFC, pjesë e Bankës Botërore, do të kryejë një studim për matjen e kohës për kryerjen e procedurave doganore, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria. Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga IFC, në kuadër të këtij studimi. Studimi kryhet në zbatim të marrëveshjes

Kuvendi do të diskutojë në javët e ardhshme kredinë prej 70 milionë eurosh të dakordësuar midis BERZH dhe OSHEE. Komisioni i Ligjeve ka vendosur në kalendarin e punimeve marrëveshjen e garancisë mbi këtë hua, ku qeveria shqiptare do të marrë përsipër të shlyejë borxhin, nëse kompania publike do të dështojë ta bëjë diçka të tillë.

Tregtia e mallrave vijon të rritet nga muaji në muaj në raport me vitin e kaluar. Në 9-muajit e këtij viti vendi ka eksportuar mallra me vlerë 266 miliardë lekë duke u rritur me 36.5% në raport me vitin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër ka importuar 556 miliardë lekë, duke u rritur me 29,6