Kategoria: Biznes
Shërbimi postar ka marrë një zhvillim të madh vitet e fundit në Shqipëri, duke lehtësuar dërgesat e qytetarëve në adresë. Në Shqipërinë operojnë rreth 24 subjekte postare. Sipas të dhënave të publikuara nga AKEP, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024 rezultojnë 6,660,683 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot më 30 dhjetor ishte afati i fundit për bizneset për të rifreskuar në sistemin e-filing llogaritë e sakta bankare për rimbursimin e kësteve të parapaguara të tatim fitimit, sipas aktit normativ për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale. Sipas njoftimit të tatimeve, deri më sot, janë rimbursuar
Administrata Tatimore njofton se nga data 31 dhjetor 2024, ora 14:00 deri në datë 5 janar 2025 sistemi tatimor elektronik c@ts dhe e-Filing do të funksionojnë me shërbime të kufizuara. Kjo me qëllim finalizimin në sistem të zhvillimeve të fundit në proces, në zbatim të ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat. Megjithatë Administrata
Nëndeklarimi i pagave, Tatimet: U kontrolluan 1200 biznese, shkelësit u gjobitën me 6.1 milionë lekë
Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit, tatimet kanë publikuar disa shifra në lidhje me aksionin anti-informalitet, të nisur në nëntor. Sipas shifrave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve
Këshilli i Ministrave miratoi sot strategjinë e sipërmarrjes inovative (2025-2030), e cila parashikon një plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se kjo strategji mbështet vizionin e qeverisë për të pasur një ekonomi e
Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri në 27 Dhjetor për deklarimin e tyre. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit si rimbursimi nuk do të kryhet brenda datës 30 Dhjetor 2024, nëse nuk deklarohen të dhënat për llogarinë bankare në sistemin e-Filing. “Si ofrues i shërbimeve profesionale, brenda
Anketimi i bankave të nivelit të dytë nga Këshilli i Investimeve në Shqipëri tregon se për periudhën shtator – tetor 2024 kreditimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) kanë qenë fokusi gjatë 3 viteve të fundit. Sipas të dhënave, 5 nga 9 Banka të Nivelit të Dytë (BNV) kanë deklaruar rritje të
Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një termocentrali me kapacitet të instaluar 170 MW, në Roskovec të Fierit. Termocentrali do të ndërtohet nga shoqëria “Fier Thermoelectric” dhe nuk është objekt koncesioni, duke mos përfituar nga masat mbështetëse. Lidhur me afatet për vënien në punë, parashikohet që koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në indeksin e shitjeve në vlerë, arriti 129,0, duke shënuar një rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa, në tregtinë me
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në një intervistë televizive tha se për skemën e re të granteve 2025 për startup-et është vënë në dispozicion një fond prej 300 milionë lekësh. Ibrahimaj tha se skema synon mbështetjen dhe fuqizimin e nismave inovative. Ajo nënvizoi se aplikimet janë të hapura deri në