Shërbimi postar ka marrë një zhvillim të madh vitet e fundit në Shqipëri, duke lehtësuar dërgesat e qytetarëve në adresë. Në Shqipërinë operojnë rreth 24 subjekte postare.
Sipas të dhënave të publikuara nga AKEP, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024 rezultojnë 6,660,683 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare. Kjo shifër është e ngjashme me atë të tre-mujorit paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënoi rritje me 22%.
Shërbimi universal postar i Postës Shqiptare për postën brenda vendin ka shënuar një rritje 18% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, ndërsa për shërbimin jouniversal postar, të marra së bashku brenda vendit dhe ajo ndërkombëtare kanë një rritje 85%.
Shërbimi ekspres brenda vendit ka pësuar një rënie me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shërbimi ekspres ndërkombëtar ka pasur rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në masën 181%.
Sa u përket ofruesve të tjerë të shërbimeve postare është shënuar një rritje 32% për shërbimin jouniversal postar për 3-mujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Posta brenda vendit ka shënuar një rritje në masën 35%, ndërsa posta ndërkombëtare ka shënuar një rënie me 66%.
Po kështu, edhe shërbimi ekspres ka shënuar një rritje në masën 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe zëri i shërbimit ekspres brenda vendit ka pasur një rritje në masën 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E njëjta ecuri evidentohet edhe për zërin e shërbimit ekspres ndërkombëtar, i cili ka pasur rritje në 61%. /ekofin.al