Kategoria: Aktualitet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, duke ofruar një mundësi për strehim të përballueshëm. Bazuar në ligjin “Për

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar për herë të parë të dhënat mbi Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin (K&ZH) për vitet 2021-2022, duke ofruar informacion për performancën e sektorëve të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fushë: Sektori Shtetëror, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), Ndërmarrjet Private dhe Organizatat Jofitimprurëse (OJF). Në vitin 2022, 3.748 persona ishin

Projekti për rehabilitimin e Lanës pritet të ketë impakt në zgjerimin e aksit infrastrukturor lindje – perëndim, si dhe eliminimin e përmbytjeve në segmentet fundore perëndimore të lumit të qytetit. Bashkia Tiranë bazuar në Marrëveshjen e Financimit datë 05.07.2019 nr. kontrate 91.307 dhe Marrëveshjen e Grantit datë 05.07.2019, nr. kontrate 87.316, ratifikuar me ligjin nr.

Shqipërisë do t’i shtohen më shumë noterë. Në projektligjin për ndryshimet ligjore në ligjin për noterinë, parashikohet ndryshimi i numrit të noterëve nga 1 noter për çdo 15 000 banorë rezidentë në 1 noter për 7000 banorë rezidentë. Ky ndryshim është bazuar në kërkesën e argumentuar të Dhomës Kombëtare të Noterëve. Me ndryshimet në ligj,

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për faljen e gjobave të vendosura nga viti 2015 dhe të paekzekutuara ende. 40 deputetë socialistë kanë firmosur draftin i cili prek ata që janë gjobitur për ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi deri te personat e gjobitur gjata pandemisë për shkelje të rregullave anti-covid. Në projektligj theksohet

Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshime dhe masa më të rrepta disiplinore për përmbaruesit gjyqësor. Dokumenti i hedhur për konsultim publik, synon që krahas masave, të rregullojë edhe aspektin e zëvendësimit të përmbaruesit gjyqësor të pezulluar apo që i është hequr licenca, si dhe të masave disiplinore dhe organeve përgjegjëse për dhënien e tyre. Duke