Kategoria: Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët në Durrës, ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Rama: Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e

Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm. Sipas vendimit, “KAYO”, sh.a. do të negociojë me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, ku shoqëria shtetërore nuk do të pranojë një

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj të destinuara për qëllime mjekësore dhe industriale. Sipas vendimit ky funksion i besohet shoqërisë “ALBTrace Co”, sh.a, e cila aktualisht është e ngarkuar me prodhimin e

Për të lehtësuar zbatimin e ligjit 7/2025, datë 30.1.2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish[1]ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një rregullore të posaçme, e cila duhet të zbatohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordeaux–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe sa i përket tregut francez. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua

Një projekt masiv që parashikon rreth 90 mijë metër katror ndërtim do ta shndërrojë bregdetin e Vlorës në një koktejl kullash me ngjyra. Projekti është hartuar nga studio arkitekturore Oppenheim për llogari të kompanisë Feniks Konstruksion. I vendosur në një kryqëzim midis qytetit të vjetër, Pyllit të Sodës dhe një marine të ndërtuar rishtazi, projekti

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën e tenderit me vlerë 106 milionë lekë për rehabilitimin e ish-godinës së Institutit të Studimeve Teknologjike të Ndërtimit (ISTN) në kryeqytet për ta shndërruar atë në “Inkubatorin e Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë”. “Inkubatori i Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë” ndodhet pas Institutit te