Kategoria: Hungaria
Autoritetet antikorrupsion në Hungari njoftuan se kanë sekuestruar 17,7 milionë euro cash, të cilat ishin groposur në pyje dhe fshehur…
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve ranë pasi raportimet sugjeruan se SHBA mund të lëvizë për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë në Evropë, forinti hungarez u forcua pas rezultateve të zgjedhjeve. Tregjet përballen me një të hënë të zymtë pasi optimizmi i fundjavës për një përparim në bisedimet e paqes
Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Viktor Orban njoftoi mbrëmë për gazetarët hungarezë se kishte marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja përbën një fitore për kryeministrin hungarez, por edhe për presidentin amerikan, pasi Budapesti është angazhuar për një sërë investimesh në fushën e energjisë në Shtetet
Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia, për shkak të pranisë së gripit të shpendëve në këto dy vende të Bashkimit Evropian, njoftoi të mërkurën autoriteti për ushqim dhe veterinari. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) tha në një njoftim për media
Paketa e re e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë përmban ndalimin e parë ndonjëherë të importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG). “Kjo do ta bëjë heqjen dorë nga gazi rus në Europë shumë më të shpejtë,” tha Komisioneri Dan Jørgensen për Euronews. Pas më shumë se tre vitesh e gjysmë lufte brutale në Ukrainë,
Grupi hungarez i 4iG i telekomunikacionit dhe teknologjisë, i pranishëm edhe në Shqipëri përmes kompanisë One Albania, ka patur një performancë shumë të mirë financiare referuar të dhënave të publikuara nga kompania në raportin paraprak për gjysmën e parë të vitit 2025. Të ardhurat dhe fitimi para taksave i Grupit janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimi
Mali i Zi ndjek shembullin e Shqipërisë, duke forcuar lidhjet me Hungarinë përmes disa marrëveshjeve të rëndësishme. Marrëveshjet u firmosën gjatë vizitës së fundit në Budapest të Kryeministrit Spajiç. Bëhet fjalë për një marrëveshje kyçe për bashkëpunim në Fushën e Zhvillimit të Infrastrukturës, e cila hap rrugën për zbatimin e projekteve kryesore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin
Agjencia prestigjoze ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard&Poor’s ka rritur vlerësimin për grupin bankar hungarez OTP, në “BBB/A-2” nga “BBB-/A-3”. Kjo u shoqërua me rritje të vlerësimit edhe për komponentë të tjerë të bankës. Në argumentimin e rritjes së vlerësimit, S&P ndër të tjera vlerëson se OTP e ka zgjeruar më tej praninë e saj
Sipas një analize të kryer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rrjedhjet ndërkufitare të paqëndrueshmërisë së çmimeve të energjisë elektrike dominojnë sjelljen në tregjet kombëtare të energjisë elektrike në Evropë dhe efekti është rritur me kalimin e kohës. FMN ka ekzaminuar paqëndrueshmërinë e çmimit të energjisë elektrike me shumicë dhe efektet e saj të përhapura në
Kompanitë kineze po investojnë masivisht në Hungari. Një fabrikë për makina elektrike kineze “made in Europe” është në fazën e planifikimit. Dhe në vitin 2025 në Debrecen, fabrika më e madhe e baterive në Evropë do të hyjë në punë – një projekt prej 7 miliardë eurosh i liderit kinez në tregun botëror CATL. Ndërsa