Kategoria: energjia
Raporti i OECD për konvergjencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket infrastrukturës dhe konektivitetir në periudhën 2020-2023. Sipas vlerësimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shënuan një mesatare prej 41 pikësh në total, ku Mali i Zi
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një Marrëveshje Garancie, qëllimi i së cilës është garantimi i të gjitha detyrimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) merr përsipër në kuadër të Marrëveshjes së Huasë me BERZH-in për “Projektin e Qëndrueshmërisë së OSHEE-së”. Marrëveshja do të garantojë sigurimin e
Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në ngrohje dhe ftohje vazhdon të rritet në BE, ku pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme arriti në 26.2% në 2023, vlera më e lartë që nga fillimi i serive kohore në 2004 (11.7%). Sipas të dhënave të EUROSTAT, pesha u rrit me 1.2 pikë përqindje (pp)
Viti 2024 rezulton të ketë qënë një vit jo i mirë për Shqipërinë, sa i përket të dhënave kryesore për energjinë. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit
Arabët lëvizin për të bërë realitet projektin e transmetimit të energjisë nga Shqipëria drejt Italisë, përmes një linja transmetimi nënujore. Në prani të Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, kompanitë e energjisë Masdar dhe TAQA Transmission, nënshkruan një marrëveshje me italianët e Eni
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi në fillimi të Shkurtit 2025 iniciativën e re të BE-së InvestAl, e cila synon të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në inteligjencën artificiale (IA) me qëllim forcimin e lidershipit të Europës në këtë fushë. Ky program ambicioz përputhet me strategjinë afatgjatë të Europës për të
Pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme. Teksa në vitin 2023, energjia e rinovueshme përfaqësonte 24.5% të energjisë së konsumuar në BE, nga 23.0% në 2022, Shqipëria sipas një raporti të publikuar së fundmi nga EUROSTAT-i, renditet në vendin e dytë pas Norvegjisë për konsumin
Tri shtetet e Baltikut u shkëputën të shtunën (8) nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe iu bashkuan rrjetit të Bashkimit Evropian. Estonia, Letonia dhe Lituania – dikur republika sovjetike dhe tani anëtare të BE-së dhe NATO-s – duan që të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike. “Ne
Qeveria synon që përmes tranzicionit energjitik të krijojë njé treg të integruar, modern dhe eficient. Programi i Reformave Ekonomike 2025-2027, parashikon se objektivat e vendosur do të realizohen përmes një sërë reformash. Krijimi i tregut brenda ditës Krijimi i tregut të energjisë elektrike brenda ditës përfaqëson një risi veçanërisht të rëndësishme në sektorin energjetik shqiptar.
Administrata publike do të marrë hapa për t’u bërë e gjelbër. Ky është një nga synimet e drafstragjisë ndërsektoriale për reformën në Administratën Publike 2024-2030. Parimi i qëndrueshëmërisë dhe qasja afatgjatë do të jenë në thelb të proceseve vendimmarrëse, të cilat integrojnë çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike. Në këtë këndvështrim, reduktimi i gjurmës mjedisore të