Kategoria: bankat
Banka e Shqipërisë dhe Fondi për Rritjen e Gjelbër, do të thellojnë bashkëpunimin për t’u përballur me sfidat globale të klimës dhe për të siguruar që Shqipëria të ketë një sistem financiar që jo vetëm përballon vështirësitë, por edhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti
Kushtet më të lehtësuara financiare, zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe i kërkesës për kredi nga agjentët ekonomikë, të shoqëruar nga gatishmëria e bankave për të financuar, kanë mbështetur thellimin e ndërmjetësimit financiar gjatë periudhës tetor – dhjetor 2024. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të
Turizmi vitet e fundit është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Sipas të dhënave të fundit, kreditimi për sektorin e turizmit ka shfaqur një rritje të shpejtë. Bankat kanë dhënë ndjeshëm më shumë hua për tregtinë dhe turizmin gjatë vitit
Fitimi i sektorit bankar u rrit me rreth 27% në vitin 2024, duke arritur në 36.1 miliardë lekë, ose rreth 366 milionë Euro, referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). Në fund të vitit 2023, fitimi i sektorit bankar arriti në rreth 28.5 miliardë lekë. Referuar tre-mujorëve të vitit të kaluar,
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural. Në fjalën e tij kreu
Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, duke përfshirë si subjekteve të kësaj rregulloreje, përveç bankave dhe institucioneve financiare jobanka edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike. Rregullorja e cila parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 maji 2025 ka parashikime specifikime për
Bankat u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave në rritje për kredi në tre-mujorin e katërt të vitit 2024, duke rritur shkallën e miratimit të tyre, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Sipas vrojtimit të BSH për aktivitetin kreditues në tre-mujorin e fundit të vitit të kaluar, shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua
Raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive zbriti në në një minimum të ri historik, referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Për muajin nëntor ky tregues ishte 4.48%, duke zbritur më tej, nga 4.6% që ishte në tetor dhe 5.07% që ishte në nëntor të vitit 2023. Kreditë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko organizoi një takim me përfaqësues të sistemit bankar në vend, për të diskutuar rreth objektivave ku bankat mund të fokusohen për forcimin e mëtejshëm të sektorit në vijimësi. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fokus të takimit ishte nxitja e rolit të bankave për zhvillimin e
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit të parasë fizike nga qytetarët. Në Shqipëri vazhdon të dominojë kryerja e pagesave me para në dorë, ndërsa edhe numri i transaksioneve të realizuara me aplikacionet e bankave (home