Kategoria: aplikimi
Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka vendosur të shtyjë sërish afatin për fazën e parë të garës ndërkombëtare për “Korpusin e Institucioneve të Pavarura” dhe qendrën shëndetësore e sportive në Tiranë. Sipas njoftimit të ri, subjektet e interesuara do të mund të aplikojnë deri më 21 shtator 2026, në orën 15:00 CET, nga 4 shtatori
Fermerët kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës, mbi 1 260 aplikime në vetëm 20 ditë. Të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore tregojnë se deri më 20 korrik 2026 janë dorëzuar 1 265 aplikime online, me një vlerë totale të kompensimit të kërkuar prej 3.5 milionë euro. Shifrat tregojnë një ritëm të qëndrueshëm
Bizneset që kërkojnë certifikatën e kategorizimit për hotele, bujtina, resorte, hostele, apartamente, vila dhe struktura të tjera akomoduese duhet të paraqesin dokumente më të plota për pronësinë ose përdorimin e ligjshëm të objektit. Sipas rregullores së mëparshme, biznesi mund të paraqiste certifikatën e pronësisë ose, si alternativë, kartelën e pasurisë, certifikatën e përdorimit të objektit
Korporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur garën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të projektojë dhe zhvillojë “Korpusin e Institucioneve të Pavarura”, së bashku me një objekt multifunksional, klinikë mjekësore dhe palestër sportive komunitare në Tiranë. Procedura e re është shpallur më 9 korrik 2026, vetëm pak ditë pasi Korporata anuloi garën e mëparshme
Hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare udhëzimi i ri i Ministrisë së Brendshme që përcakton procedurat për lëshimin, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në Shqipëri. Udhëzimi rregullon të gjithë procesin, nga aplikimi online deri te pajisja me kartën biometrike ose refuzimi i kërkesës. Procedura nis me
Programi i njohur si “Paketa e Maleve” është shtrirë tashmë në 43 bashki, duke përfshirë 369 zona të miratuara për zhvillim. Ky zgjerim e pozicionon nismën si një nga ndërhyrjet më të gjera shtetërore për aktivizimin ekonomik të zonave rurale dhe malore në vend, por njëkohësisht e vendos përballë një prove reale: kalimin nga miratimi
Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit
Ndryshimet e fundit në udhëzimin për tatimin mbi të ardhurat prekin edhe mënyrën se si trajtohen punonjësit që kanë më shumë se një marrëdhënie punësimi, duke sjellë një rregull të ri për deklarimin e statusit personal. Aktualisht, pika 61 e udhëzimit parashikon se çdo punëmarrës është i detyruar të plotësojë dhe të nënshkruajë një deklaratë
Subjektet që disponojnë struktura akomoduese apo struktura shërbimi pranë hapësirave të plazhit mund të aplikojnë tashmë online për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, në përputhje me VKM nr. 649, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar. Shërbimi elektronik ofrohet përmes portalit
ProCredit Bank Shqipëri njofton nisjen e një shërbimi të ri digjital, duke u mundësuar klientëve hapjen e llogarisë bankare 100% online, si pjesë e strategjisë së saj afatgjatë për digjitalizimin e plotë të shërbimeve bankare. Ky shërbim i ri u jep mundësi qytetarëve të bëhen klientë të rinj të ProCredit Bank, apo të hapin një