Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Udhëzimi/ Punonjësit me dy paga, si bëhet deklarimi i statusit personal

05:52 - Mars 19, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndryshimet e fundit në udhëzimin për tatimin mbi të ardhurat prekin edhe mënyrën se si trajtohen punonjësit që kanë më shumë se një marrëdhënie punësimi, duke sjellë një rregull të ri për deklarimin e statusit personal.

Aktualisht, pika 61 e udhëzimit parashikon se çdo punëmarrës është i detyruar të plotësojë dhe të nënshkruajë një deklaratë për statusin e tij personal përpara fillimit të pagesës së pagës. Kjo deklaratë shërben si bazë për aplikimin e zbritjeve tatimore mujore, siç janë zbritjet për fëmijët në ngarkim apo për kategori të tjera të përfituesve.

Me dispozitën ligjore të shtuar, saktësohet se në rastet kur një individ ka më shumë se një punësim dhe një prej tyre është në administratën shtetërore, deklarata e statusit personal duhet të dorëzohet pikërisht te punëdhënësi në administratën publike.

Ky rregull lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e sistemit të centralizuar të pagesave në sektorin publik, i cili administron në mënyrë të unifikuar listëpagesat dhe përllogaritjen e tatimeve. Duke e përqendruar deklaratën në një pikë të vetme, punëdhënësin publik, synohet të shmangen mbivendosjet apo aplikimet e dyfishta të zbritjeve tatimore.

Konkretisht, kjo do të thotë se një punonjës që, për shembull, punon njëkohësisht në një institucion shtetëror dhe në sektorin privat, nuk mund të përfitojë zbritjet mujore në të dy vendet e punës. Ato do të aplikohen vetëm përmes pagës në administratën shtetërore, ndërsa paga tjetër do të tatohet pa këto lehtësime mujore./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Administrata shtetërore aplikimi deklarata e te ardhurave personale dypunësimi zbritjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter