ProCredit Bank Shqipëri njofton nisjen e një shërbimi të ri digjital, duke u mundësuar klientëve hapjen e llogarisë bankare 100% online, si pjesë e strategjisë së saj afatgjatë për digjitalizimin e plotë të shërbimeve bankare.
Ky shërbim i ri u jep mundësi qytetarëve të bëhen klientë të rinj të ProCredit Bank, apo të hapin një llogari të dytë, në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike në degë. Procesi i hapjes së llogarisë realizohet drejtpërdrejt nga telefoni ose kompjuteri, në vetëm pak minuta dhe në çdo kohë.
Një nga risitë kryesore të këtij shërbimi është identifikimi biometrik i menjëhershëm, i cili kryhet plotësisht online, pa nevojën e shkarkimit të aplikacioneve shtesë. Procesi përfshin gjithashtu firmën digjitale dhe mekanizma të avancuar për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar standarde të larta sigurie dhe besueshmërie.
Menjëherë pas hapjes, llogaria është gati për përdorim dhe shoqërohet me akses në aplikacionin e mobile banking dhe shërbime të tjera digjitale të bankës. Klientët kanë mundësinë të zgjedhin paketën që i përshtatet më mirë nevojave të tyre, nga Paketa Bazë me kosto 1 euro në muaj, e cila përfshin shërbimet thelbësore të bankingut të përditshëm, deri te Paketa e Plotë me kosto 5 euro në muaj, që ofron përfitime dhe shërbime të zgjeruara.
Duke folur për këtë risi, z. Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri, u shpreh se ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital të bankës. “Hapja e llogarisë 100% online është pjesë e vizionit tonë afatgjatë për digjitalizimin e shërbimeve dhe për mënyrën se si ne e shohim bankingun e së ardhmes. Me ProCredit, klientët e nisin marrëdhënien e tyre bankare që në fillim tërësisht online – në një proces të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, pa barriera dhe pa procedura të panevojshme,” – u shpreh z. Haliti.
Procesi i hapjes së llogarisë kryhet përmes aplikimit online në faqen zyrtare të ProCredit Bank. Shërbimi është i vlefshëm si për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, mjafton të jenë të pajisur me pasaportë shqiptare.
