Author: gazetar_1
Bllokimet e përsëritura në sistemin e fiskalizimit po krijojnë vështirësi serioze për bizneset dhe profesionistët e lirë, duke rrezikuar jo vetëm vijimin normal të aktivitetit ekonomik, por edhe ekspozimin e subjekteve ndaj penaliteteve tatimore për shkaqe që nuk varen nga ata. Në një shkresë zyrtare drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, me dijeni Ministrinë e Financave, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ngre shqetësimin për mosfunksionimin e elementëve bazë të fiskalizimit që prej datës 20 janar 2026 dhe në vijim. Sipas APL-së, anëtarët e saj nga sektorë të ndryshëm kanë raportuar pamundësinë për…
Gjatë vitit të fundit, tregu shqiptar i punës ka filluar të transformohet ndjeshëm, jo vetëm si vend tradicional i migrimit jashtë vendit (ku shqiptarë largohen për punë, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së), por gjithnjë e më shumë edhe si një destinacion që tërheq punëmarrës të huaj të cilët vijnë veçanërisht nga vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore si Filipinet, Pakistan, Irani, India, etj. Kjo valë e re e fuqisë punëtore po shfaqet kryesisht në sektorët e shërbimeve, HORECA, pastrimit, shpërndarjes ushqimore dhe shitjes në dyqane, duke zënë pozicione që shpesh mbeteshin bosh për shkak të emigrimit masiv…
Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2025 ka arritur në 2.684 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me vitin 2024, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Instituti GAP. Sipas GAP-it, rritja e kreditimit reflekton vazhdimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën për financim nga bizneset dhe qytetarët, ndonëse në të njëjtën kohë është shënuar edhe rritje e kostos së huamarrjes. Norma efektive e interesit për kreditë e reja është rritur nga 6.1 për qind në vitin 2024 në 6.4 për qind në vitin 2025. Të dhënat…
BERZH shënon vit rekord në financimin e projekteve në Shqipëri. Drejtorja e Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, bëri të ditur se viti 2025 ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vend, me një nivel rekordi të financimeve dhe projekteve të mbështetura. Duke marrë fjalën gjatë prezantimit sot në Tiranë, të raportit të tranzicionit të BERZH, 2025-26 “Brave old World”, Solovova tha se “gjatë vitit të kaluar, BERZH ofroi 217.5 milionë euro financim për 31 projekte, duke përfshirë projekte të rëndësishme infrastrukturore, energjetike dhe të sektorit privat, si dhe asistencë teknike dhe…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot, se shërbimet digjitale që ka Shqipëria janë vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare. Në një replikë në Kuvend, me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, ministrja Ibrahimaj tha se të flasësh pa baza është kollaj. “Ne jemi të tetët në Evropë për sa i përket ofrimit të shërbimeve digjitale. Ne jemi të 17-ët në botë për sa i përket ofrimit të shërbimeve digjitale. Veprat janë vepra, faktet janë fakte. Sistemet e ndërtuara kanë ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, sistemet e ngritura për ofrimin e…
Jo pak herë, çështjet e sigurisë ushqimore rikthehen në vëmendjen publike përmes alarmeve që ndizen në sektorë të ndryshëm të prodhimit ushqimor. Rasti i aflatoksinës, së zbuluar në disa ferma në zonën e Lushnjës, rihapi edhe një herë diskutimet: a funksionojnë realisht mekanizmat e kontrollit, a zbatohen protokollet e sigurisë ushqimore në çdo hallkë të zinxhirit dhe sa të mbrojtur janë konsumatorët? I ftuar në “Wake Up”, për të folur për këto çështje, ishte Ilir Pilku, ekspert i njohur i fushës dhe Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”. Ai sqaroi së pari situatën që u krijua kryesisht…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2025, që parashikon mbështetjen e shtresave në nevojë, përfshirë familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, si dhe garanton fondet për skemën e pensioneve. Ministri bëri të ditur se “mbështetja buxhetore për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar për vitin 2025 arrin në 256 milionë euro, përfshirë fondin për bonusin e fundvitit. Ndërsa fondi për pensionistët, që përfshin indeksimin dhe bonusin, është rreth 11,8 miliardë lekë”. Akti normativ, parashikon transferimin e…
Samsung Electronics, partner global olimpik dhe paraolimpik, prezantoi sot edicionin olimpik të Galaxy Z Flip7[1], i dizajnuar ekskluzivisht për të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Ky edicion i veçantë i pajisjes do t’u dedikohet afro 3.800 olimpikëve dhe paraolimpikëve nga rreth 90 vende, duke i shoqëruar ata gjatë gjithë përvojës së lojërave, nga jeta e përditshme në fshatin olimpik deri te kapja dhe shpërndarja e momenteve kyçe, nga garat deri te festimet. Edicioni olimpik do të bëhet pjesë e momenteve zyrtare në podiumet e fituesve përmes funksionit Victory Selfie,…
Ditën e sotme u mbajt prezantimi i raportit të tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku i pranishëm ishte dhe Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko. Në fjalën e tij Sejko ceku se ekonomia shqiptare është e rrezikuar nga emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore. “Të nderuar të ftuar, është kënaqësi t’ju mirëpresim në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili fokusohet në një nga forcat më të fuqishme – por ende të nënvlerësuara – që formësojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona: ndryshimet demografike. Demografia mund të ngjajë…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se Turkish Airlines ka nisur operimet në TIA duke filluar nga data 23 janar, duke prezantuar fluturime ditore në linjën Tiranë–Stamboll. Hyrja e Turkish Airlines në rrjetin e linjave ajrore të TIA-s përfaqëson një zgjerim të rëndësishëm të lidhshmërisë ajror dhe forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe të aviacionit në rajon. Turqia përfaqëson një nga tregjet më strategjike për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e nxitur nga kërkesa e madhe për udhëtime biznesi, turizëm dhe vizita familjare (VFR). Me operime ditore, Turkish Airlines…
