Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Malaj: Rishpërdamë 30 miliardë lekë të pashpenzuara përmes Aktit Normativ

13:01 - Janar 27, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2025, që parashikon mbështetjen e  shtresave në nevojë, përfshirë familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, si dhe garanton fondet për skemën e pensioneve.

Ministri bëri të ditur se “mbështetja buxhetore për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar për vitin 2025 arrin në 256 milionë euro, përfshirë fondin për bonusin e fundvitit. Ndërsa fondi për pensionistët, që përfshin indeksimin dhe bonusin, është rreth 11,8 miliardë lekë”.

Akti normativ, parashikon transferimin e fondeve të papërdorura nga ministritë dhe institucionet buxhetore drejt llogarisë së mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë dhe rialokimin e kursimeve të evidentuara që nga janari 2025 drejt projekteve me ecuri më të mirë.

“Me anë të këtij akti normativ ne synojmë mbajtjen të pandryshuar të totalit të të ardhurave buxhetore, rishpërndarjen e rreth 30 miliardë lekëve kursime të evidentuara për realizim sa më të plotë të shpenzimeve publike”, u shpreh Malaj.

Ministri deklaroi se, nga perspektiva makroekonomike, viti 2025 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3.9%, borxhi publik vlerësohet të jetë 54% të PBB-së, në nivelin më të ulët se ndonjëherë. Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet, sipas të dhënave paraprake, arritën në 668 miliardë lekë.

Ndër masat e tjera, akti siguron financim shtesë për fermerët (2 miliardë lekë), mbështetje për furnizimin me medikamente në QSUT dhe spitale të tjera (1.76 miliardë lekë), fonde për Policinë e Shtetit (1.3 miliardë lekë) dhe aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare (847 milionë lekë).

Në drejtim të investimeve kapitale, janë parashikuar rialokime prej 10 miliardë lekësh për projekte me performancë më të mirë, përfshirë transportin rrugor (5.8 miliardë lekë), transportin ajror (4 miliardë lekë) dhe ujësjellës-kanalizimet (508 milionë lekë).

Investime të tjera përfshijnë: 200 milionë lekë për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin, 551 milionë lekë për blerjen e Selisë Diplomatike në Londër, 1 miliard lekë për kapitalin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të njësive vendore.

Ministri i Financave theksoi se ky akt nuk është vetëm një instrument teknik buxhetor, por një akt përgjegjësie politike që ruan ekuilibrat fiskalë, garanton vijimësinë e konsolidimit fiskal dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Ekofin Media
Ekofin Media
Aktit Normativ ekonomike Ministri i financave petrit malaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter