Author: gazetar_1

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e “Librit të Bardhë”, një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), ku theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si një udhërrëfyes strategjik për politikën ekonomike dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit. Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se “Libri i Bardhë” është një instrument kyç për hartimin e ligjeve dhe politikave bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit, duke siguruar që vendimmarrja e qeverisë të jetë e orientuar nga nevojat reale të tregut dhe standardet e Bashkimit Evropian. “Ky është Libri im i dytë i Bardhë, në…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën publike treguesit statistikorë të aktivitetit për vitin 2025, të cilët reflektojnë një vit me volum të lartë shërbimesh, rritje të regjistrimeve të bizneseve të reja dhe përdorim të gjerë të shërbimeve digjitale. Gjatë vitit 2025, QKB ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Krahasuar me vitet e mëparshme, volumi total i aplikimeve mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa vihet re rritje e aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe në fushën e licencave. Shërbimet…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vijuar procesin e transparencës dhe informimit publik mbi pasuritë që administrohen nga shteti. Ky publikim vjen vetëm pak ditë pasi AAPSK bëri publikë edhe katalogët e përditësuar të pasurive të tjera të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ofruar një panoramë më të plotë të portofolit të pasurive nën administrim. Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara –…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori fjalën sot në 29 janar në konkursin për ndërtimin e Shtëpisë së Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektoratëve. Rama u shpreh se në Tiranë ndodhen arkitektët më në zë në Europë e në botë, që po ndërtojnë Shqipërinë europiane. Ai përmendi edhe projekte të rëndësishme, që po ndërtohen nga arkitektë të huaj, si stadiumi i ri, Pallati i Sportit, Bilbioteka Kombëtare dhe zyra të reja për administratën. Sipas tij, këto projekte synojnë që të ndërtojnë Shqipërinë europiane. “Duhet të krijojmë kushtet, që të përfitojmë nga bashkëpunimi publik-privat. Më vjen mirë që ka projekte, që i shërbejnë të…

Read More

Rritja e fortë e çmimeve të arit dhe metaleve të çmuara tregon një zhvendosje globale të kapitalit, ndërsa dollari humbet rolin tradicional si aset strehë dhe Europa përballet me rrezik, por edhe me një mundësi historike. E matur në dollarë, euroja është forcuar me rreth 15% gjatë vitit që nga rikthimi i Donald Trump në pushtet, ndërsa paundi britanik ka shënuar një rritje më të moderuar. Jeni japonez, pas disa luhatjesh, është kthyer afërsisht në të njëjtin nivel si një vit më parë. Tregues të tillë do ta bënin vitin e parë të mandatit të dytë të Trump të dukej…

Read More

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar. Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë: 📍 Delvinë – 36 mln lekë 📍 Dibër – 10,5 mln lekë 📍 Gramsh – 86,6 mln lekë 📍 Has – 0,7 mln lekë 📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë 📍 Krujë – 146 mln lekë 📍 Kukës – 0,6 mln lekë 📍 Librazhd – 0,2 mln lekë 📍 Peqin – 4 mln lekë 📍 Tepelenë…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për organizimin dhe funksionimin e agjencisë së re shtetërore “Innovation4Albania”, e cila do të shërbejë si struktura qendrore për zhvillimin e inovacionit, modernizimin e administratës publike dhe mbështetjen e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. Agjencia e re do të funksionojë si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për inovacionin, me seli në Tiranë. Ajo do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme, ndërsa buxheti i saj do të përbëjë një zë të veçantë në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Sipas vendimit, “Innovation4Albania” ka…

Read More

Qeveria vendos ngritjen e Kadastrës Fiskale. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vendos një gur themeli për mënyrën se si do të administrohet taksa mbi ndërtesën në Shqipëri, duke krijuar bazën shtetërore të të dhënave “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)”. Në thelb, bëhet fjalë për një regjistër të unifikuar që synon të mbledhë, standardizojë dhe menaxhojë informacionin për ndërtesat, njësitë e ndërtesave, taksapaguesit, zonat e vlerave dhe elementët që lidhen me llogaritjen e detyrimeve, duke synuar një administrim më të saktë dhe më të kontrollueshëm të kësaj takse. Sipas vendimit, regjistri do…

Read More

Në aktivitetin e lançimit të platformës ExportON, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se eksporti shqiptar, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, ndodhet përballë një momenti kyç zhvillimi, ku potenciali është i madh, por standardet e tregjeve ndërkombëtare janë më kërkuese se kurrë. Në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të biznesit dhe eksportuesve, ministri Salla u shpreh se ExportON synon të vendosë në një tryezë të vetme politikat e eksportit, financimin, standardet, promovimin dhe pengesat reale me të cilat përballet sektori privat, duke krijuar një dialog të drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe sipërmarrjes. Sipas ministrit, eksporti sot…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama, mori pjesë në konferencën “Eksport On”, ku prezantoi vizionin dhe politikat e qeverisë për nxitjen e eksporteve dhe forcimin e prodhimit vendas, si shtylla kyçe të modelit të ri të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Në fjalën e saj, Ministrja theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve, punësimit dhe pagave, duke reflektuar një klimë pozitive për biznesin dhe sektorin privat. Megjithatë, ajo vuri në dukje nevojën për transformimin e strukturës ekonomike, duke kaluar nga një…

Read More