Author: gazetar_1
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10…
Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan ‘’Travel and Tour Word’’. Turizmi në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, me një ndryshim të dukshëm të strukturës së vizitorëve të huaj dhe një rritje të fortë të interesit nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo prirje evidentohet në një analizë të publikuar nga portali ndërkombëtar Travel and Tour World, i cili thekson se ‘’vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregjet turistike perëndimore’’. Sipas raportimit, ndonëse Kosova dhe Italiavijojnë të jenë burimet kryesore…
Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 8 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe drejtues të arsimit profesional vizituan klasat e pajisura me logjistikën e nevojshme për zhvillimin e praktikës profesionale. Duke u ndalur te burimi i këtyre pajisjeve, Ministrja…
Një studim shkencor nga Spanja ka hapur një dritë të re shprese në luftën kundër kancerit të pankreasit, një prej formave më agresive të sëmundjes. Sipas rezultateve të publikuara në revistën PNAS, adenokarcinoma e pankreasit është eliminuar plotësisht te minjtë eksperimentale, për një periudhë deri në 200 ditë, falë një kombinimi prej tre barnash dhe pa efekte anësore të rënda. Studimi është realizuar nga ekipi i Onkologjisë Eksperimentale dhe është drejtuar nga onkologu i njohur spanjoll Mariano Barbacid. Rezultatet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Spanjë. Sipas mjekut, për herë të parë është arritur një përgjigje e plotë,…
Tirana International Airport (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një performancë historike në trafikun ajror, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. Sipas raportit zyrtar, gjatë vitit të kaluar nga aeroporti i Rinasit kanë udhëtuar gjithsej 11,640,044 pasagjerë, me një rritje mesatare vjetore prej 9% krahasuar me vitin paraardhës. Pjesa dërrmuese e trafikut i përket fluturimeve të rregullta, të cilat kanë transportuar mbi 11.27 milionë pasagjerë, ndërsa fluturimet charter të planifikuara kanë sjellë rreth 357 mijë pasagjerë, kryesisht të përqendruar në sezonin veror. Fluturimet ad-hoc kanë pasur një peshë simbolike në…
Tregu i sigurimeve e mbylli vitin 2025 me rritje të qëndrueshme të aktivitetit, si në vëllimin e primeve ashtu edhe në numrin e kontratave, duke konfirmuar tendencën pozitive të viteve të fundit, por njëkohësisht duke nxjerrë në pah peshën dominuese që vijon të ketë sigurimi motorik në strukturën e tregut. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto për vitin 2025 arritën në mbi 27 miliardë lekë, me një rritje prej 10.54% krahasuar me vitin 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura gjatë vitit arriti në 1,676,640, ose 5.07% më shumë se një…
Nga Ish-Uzina e Autotraktorëve te Kombinati Mekanik në Poliçan, nëntë reparte e fabrika do të rivitalizohen për t’u vënë në funksion të industrisë ushtarake shqiptare. Ish-Uzina e Autotraktorëve do të përdoret për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Aty do të ngrihet një impiant i teknologjisë të lartë mes kompanisë KAYO dhe Timak, që përfshin investim në teknologji moderne dhe inovative për prodhimin e automjeteve ushtarake dhe uniformave me cilësi të lartë për Forcat e Armatosura dhe Policinë. Investimi i dytë është për rikthimin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Kjo…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës se mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për kualifikim janë ndër prioritetet kryesore për tregun e punës në vitin 2026. Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se adresimi i mungesës së fuqisë punëtore kërkon masa të koordinuara, përfshirë kualifikimin profesional dhe marrëveshjet me vendet e treta për plotësimin e nevojave të tregut të punës. “Siç jeni në dijeni qeveria shqiptare ka një politikë për migracionin, ka një strategji kombëtare për migracionin e cila ka të parashikuar një sërë masash. Adresimi i mungesës së fuqisë punëtore,…
Një mashtrim online lidhur me ofertat e rreme për kredi që synon të marrë paratë e kujtdo që bie në grackë, po shënjestron qytetarët. Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u paraqitur si përfaqësues të institucioneve financiare. Policia bën thirrje për kujdes të shtuar dhe mosndarjen e të dhënave personale e bankare me persona të paidentifikuar. Gjithashtu këshillon verifikimin e informacionit dhe komunikimin drejtpërdrejt me faqet zyrtare të bankave, si dhe të denoncojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit…
Transporti në Shqipëri ka shënuar rritje të dukshme gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, veçanërisht në transportin rrugor dhe ajror, ndërsa transporti hekurudhor vijon të jetë në rënie. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në mbi 1 milion, duke shënuar rritje vjetore prej 9,3 për qind. Autoveturat përbëjnë pjesën dërrmuese të parkut të mjeteve, me mbi 80 për qind të totalit, të ndjekura nga motorët dhe automjetet për transport të përzier. Tirana vijon të mbajë peshën…
