Author: gazetar_1

Nga Majlinda Bregu  Ky është përfundimi i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Europian, i miratuar dje, i cili e kornizon zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë gjeopolitike të Unionit. Vonesa e zgjerimit rrezikon krijimin e zonave gri gjeopolitike, të cenueshme ndaj ndikimeve keqdashëse. Disa vende kandidate kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave, edhe pse BE ku do të anëtarësohen nuk do të jetë i njëjti Union si sot. Përputhja e përfundimeve të AFET me konsultimet aktuale për Kuadrin e ardhshëm Financiar Shumëvjeçar të BE-së (MFF 2028–2034) e…

Read More

Kryeministri Edi Rama sot, 30 janar, në takim me fermerët për Skemën Kombëtare 2026, për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren. Bashkë me të Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai njoftoi se për këtë sektor janë vënë në dispozicion 250 milionë euro, fond që mund të shkojë deri në 1 miliard euro në rastin…

Read More

Administrata Tatimore informon fermerët për procedurën e përfitimit të kompensimit përmes skemës së autofaturës. Tatimet udhëzuan fermerët hap pas hapi mbi mënyrën e përfitimit të kompensimit përmes skemës së autofaturës, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi. Tatimet shpjeguan në mënyrë të qartë kush përfiton nga skema, si funksionon kompensimi dhe cilat janë afatet që duhet të respektohen për të shmangur gabimet dhe penalitetet. Sipas DPT-së, prodhues bujqësor konsiderohet fermeri që rrit kafshë ose prodhon produkte bujqësore dhe blegtorale, të cilat i shet në gjendje të papërpunuar. Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë për të cilët regjimi normal i…

Read More

Jet Bank has formalized a series of fundamental changes in the Commercial Register, marking the final phase of preparations for the commencement of banking operations as a fully digital bank. According to official data filed with the National Business Center (QKB), the company has changed its name from “Jet Bank” to “Banka Jet”, reconfigured its shareholder structure, and updated its scope of activity in full compliance with Albanian banking legislation. In January 2026, the entity also underwent a significant institutional transformation by adopting a two-tier management system, a standard governance model for banks, while the company’s legal name was unified…

Read More

Banka Jet ka formalizuar një sërë ndryshimesh thelbësore në regjistrin tregtar, që shënojnë fazën përfundimtare të përgatitjes për nisjen e aktivitetit bankar si institucion plotësisht digjital. Sipas të dhënave zyrtare të depozituara në QKB, shoqëria ka ndryshuar emrin e saj nga “Jet Bank” në “Banka Jet” ka rikonfiguruar strukturën e aksionarëve dhe ka përditësuar objektin e aktivitetit në përputhje të plotë me legjislacionin bankar shqiptar. Në janar 2026, subjekti ka kaluar edhe një transformim të rëndësishëm institucional, duke adoptuar sistemin e administrimit me dy nivele, një standard tipik për bankat, ndërsa emri ligjor i shoqërisë është unifikuar si “Banka Jet”.…

Read More

Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së djeshme, 29 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht. Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore. Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë…

Read More

Takimi i parë zyrtar mes Guvernatorit të Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Drejtoreshës së re Ekzekutive të Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali, ka vendosur theksin te koordinimi ndërinstitucional si një shtyllë kyçe për stabilitetin financiar dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Në takimin e zhvilluar këtë të enjte, Guvernatori Sejko vlerësoi rolin strategjik të AMF-së në arkitekturën financiare të vendit, duke uruar drejtuesen e re për marrjen e detyrës në një moment ku ndërveprimi mes sektorit bankar dhe atij jobankar po intensifikohet. Ai prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në…

Read More

Pavarësisht njoftimit zyrtar se problematika e ditëve të fundit me Platformën Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se sistemi është rikthyer në funksionim normal, një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë kontaktuar ekofin.al, duke ngritur shqetësimin se në praktikë situata vijon të jetë problematike. Sipas tyre, platforma SelfCare ose nuk funksionon fare, ose është e aksesueshme vetëm në mënyrë të pjesshme dhe me ndërprerje, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të aktivitetit. Ky problem, sipas bizneseve, po shfaqet pikërisht në një moment kritik: ditët e fundit të muajit, kur presioni për lëshimin e faturave, mbylljen e…

Read More

Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, i hedhur në konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, synon të zgjidhë përfundimisht një problematikë të trashëguar prej më shumë se dy dekadash në administrimin e shoqërive shtetërore jofunksionale. Bëhet fjalë për subjekte që ndonëse nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike, vijojnë të ekzistojnë juridikisht për shkak të proceseve të zvarritura të likuidimit, duke krijuar paqartësi ligjore, financiare dhe pasurore. Sipas relacionit shpjegues, në administrimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ndodhen aktualisht disa shoqëri tregtare me kapital shtetëror mbi 51% që ndodhen prej vitesh në likuidim, pa…

Read More

Administrata Tatimore bën të ditur se problematika e evidentuar ditët e fundit në përdorimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se është plotësisht funksionale dhe në shërbim normal për të gjithë tatimpaguesit. Duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe, Administrata Tatimore rikujton procedurat që duhet të ndiqen në rastet kur, për arsye objektive, krijohen pengesa në procesin e fiskalizimit të faturave, me qëllim garantimin e vijimësisë së aktivitetit ekonomik dhe respektimin e detyrimeve ligjore. Sipas DPT-së, rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software për lëshimin e faturave duhet të vijojnë normalisht…

Read More