Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për në Bashkimin Europian, ndaj dhe qeveria do t’i mbështesë fuqimisht të gjithë ata që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte. I pranishëm në tryezën  e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u shpalos platforma e re ExportOn, kryeministri Rama kërkoi që të hiqet dorë nga konkurrenca me çmim të ulët dhe bizneset të fokusohen te konkurrenca me standard të lartë të certifikuar nga BE. Kjo sipas tij, do të krijojë më shumë vlerë duke synuar fitim përmes vlerës së krijuar me…

Read More

Eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë. Pas Filipineve dhe Bangladeshit, Shqipëria i ka hedhur sytë te Indonezia. Lajmin e dha zëvendësministrja indoneziane e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë, Christina Aryani. “Sektorët e mikpritjes dhe prodhimit kanë nevojë për qindra profesionistë të kualifikuar. Mundësitë përfshijnë kontrata pune 2–3-vjeçare në industrinë e hotelerisë, si dhe perspektiva të mira në industrinë automobilistike, e nxitur nga investime të reja. Qeveria indoneziane po nxit gjithashtu hartimin e memorandumeve të mirëkuptimit me Bullgarinë dhe Shqipërinë, si instrument i rëndësishëm për të garantuar një vendosje të sigurt, të rregullt, të mbrojtur dhe me kosto…

Read More

Vodafone do të ndërtojë një sistem të shpejtë dhe me kapacitet të lartë kabllor me fibër optike nënujore në Greqi, që do të lidhë Kretën me territorin kontinental, me qëllim forcimin e ekonomisë digjitale lokale dhe përmirësimin e aksesit në shërbime jetike online si shëndetësia, arsimi dhe bankat. Vodafone po ndërton gjithashtu tre sisteme të reja kabllore tokësore me shpejtësi të lartë, të cilat, së bashku me rrugën nënujore, do ta ndihmojnë Greqinë të pozicionohet si një hallkë kryesore në korridorin digjital të Evropës drejt kontinenteve të tjera. Këto sisteme do të rrisin lidhjen e internetit për individë dhe biznese…

Read More

Besmir Beja është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave duke zëvendësuar në këtë detyrë Gent Gazhelin. Burime zyrtare bëjnë me dije se Gazheli do të vijojë angazhimin e tij institucional si zëvendësministër i Mjedisit. Në vend të tij është emëruar Besmir Beja. Ky i fundit ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Financave. Në vend të Bejës, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave shkon Gentian Kerri. Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit…

Read More

I bindur se do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm që do transformojë territorin, Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, u ndal në detaje sa i takon Paketës së Maleve. Në konferencë për mediat këtë të mërkurë, 28 janar, ai sqaroi se cilat janë dy kategoritë që lehtësohen me këtë paketë dhe se çfarë parashikon konkretisht ligji. “Paketa e Maleve, nëse i referohemi ligjit, është e qartë për kategoritë që përfitojnë nëpërmjet saj. Nëse i referohemi dy kategorive,ata banorë që disponojnë një pronë të caktuar dhe e kanë përdorur për më shumë se 10 vjet, por nuk kanë dokumentacion, e…

Read More

Gjatë vitit 2025, siguria rrugore në Shqipëri ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, me një rënie të konsiderueshme të numrit të aksidenteve rrugore krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–dhjetor 2025 janë regjistruar gjithsej 1.375 aksidente rrugore, nga 1.666 aksidente në të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një ulje vjetore prej 17,5%. Në të njëjtën linjë, edhe numri i personave të aksidentuar – të vrarë dhe të plagosur – ka pësuar rënie, nga 2.255 persona në 2024, në 1.913 persona në 2025. Të dhënat tregojnë se aksidentet rrugore vijojnë të lidhen kryesisht…

Read More

Për Altinin dhe Borën, dy studentë të informatikës dhe themelues të një start-upi në botën e FinTech”, koncepti i zyrës tradicionale 9-me-5 ka vdekur. Misioni i tyre është ambicioz: krijimi i një aplikacioni që revolucionarizon shërbimet financiare për bizneset e vogla. Kjo do të thotë ditë të gjata kërkimi, takime me investitorë dhe udhëtime të shpeshta mes qyteteve për të prezantuar idenë e tyre. Në këtë ritëm të çmendur, mjetet e punës bëjnë diferencën mes suksesit dhe stresit. Ndërsa laptopët e fuqishëm janë në çantat e tyre për sesione të gjata kodimi, arma sekrete e Altinit për të qenë gjithmonë…

Read More

AAPSK ka regjistruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të performancës krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat vjetore nga qiradhënia arritën në rreth 221.5 milionë lekë në vitin 2025, nga 159.2 milionë lekë në vitin 2024. Diferenca prej 62.3 milionë lekësh përkthehet në një rritje rreth 39% në bazë vjetore, një tregues i qartë i eficiencës më të lartë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Analiza mujore tregon se rritja nuk ka qenë sporadike, por e shpërndarë përgjatë gjithë…

Read More

Kuvendi ka miratuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 04:00, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar. Në një seancë maratonë prej rreth 18 orë, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi 13 projektligje dhe Aktin Normativ “Për buxhetin e vitit 2025” i cili u miratua me 85 vota pro dhe 10 kundër. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes,…

Read More

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.…

Read More