Author: gazetar_1
Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar përqendrimin e propozuar ndërmjet Tring TV SHA dhe Vertex Holding SHPK, përmes përfitimit të kontrollit të Tring TV nga Vertex Holding. Vendimi është marrë pas përfundimit të procedurës së thelluar të vlerësimit dhe analizës së ndikimit të transaksionit në tregjet përkatëse, duke arritur në përfundimin se përqendrimi nuk krijon dhe as forcon pozitë dominuese dhe nuk sjell kufizime të ndjeshme të konkurrencës në tregun shqiptar. Një proces i thelluar hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës Transaksioni i propozuar u njoftua fillimisht në Autoritetin e Konkurrencës në tetor 2025 dhe, pas vlerësimit paraprak, u kalua në procedurë…
Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat”, një nga ndërhyrjet më të rëndësishme ligjore të viteve të fundit në fushën e lehtësimit të tregtisë dhe digjitalizimit të procedurave ndërkufitare. Nisma synon të vendosë një kornizë të plotë ligjore për funksionimin e një mjedisi elektronik të integruar, ku të gjitha formalitetet doganore dhe jodoganore do të kryhen përmes një pike të vetme digjitale, sipas parimit “vetëm një herë”. Projektligji vjen si pjesë e reformave strukturore që lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian, angazhimet rajonale në kuadër të CEFTA-s dhe…
Ekonomia shqiptare e ka mbyllur vitin 2025 me një ritëm më të moderuar rritjeje, por në një mjedis makroekonomik të qëndrueshëm, vlerëson Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Raportin e Tranzicionit 2025–2026, i cili prezantohet sot i plotë në Bankën e Shqipërisë. Sipas raportit, rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2025 u mbështet kryesisht nga shërbimet, ndërtimi, konsumi qeveritar dhe flukset rekord të investimeve të huaja direkte (FDI), ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tkurrje. Rritje më e ulët, e mbështetur nga shërbimet dhe ndërtimi Pas një rritjeje prej 4.0% në vitin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto…
Është botuar në Fletore Zyrtare Programi i Reformave Ekonomike (ERP) 2026–2028, dokumenti strategjik që shërben si bazë e dialogut ekonomik me Bashkimin Europian dhe institucionet financiare ndërkombëtare, duke përcaktuar drejtimet kryesore të politikave makroekonomike, fiskale dhe strukturore për tre vitet e ardhshme. ERP 2026–2028 synon të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme, konsolidim fiskal gradual dhe përmirësim të konkurrueshmërisë së ekonomisë, në një kontekst të shënuar nga pasiguritë globale, presionet inflacioniste dhe nevoja për përafrim më të shpejtë me standardet e BE-së. Rritja ekonomike dhe skenari makroekonomik Sipas dokumentit, kuadri makroekonomik parashikon vijimin e rritjes ekonomike në afatmesëm, të mbështetur nga…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” ka hyrë në fuqi më 22 janar. Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë. “Ligji u miratua me Paketën Fiskale. Udhëzimet përkatëse pritet të miratohen shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, në mënyrë që të vijohet me procesin e rivlerësimit”, tha ai. Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme…
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi sot se, përveç sektorëve kryesorë që kanë qenë në fokus si ndërtimi, turizmi dhe siguria ushqimore, tregtia online është një tjetër sektor për të cilin Administrata Tatimore po përgatit plane konkrete për adresimin e tij gjatë këtij viti. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Petrit Malaj, kreu i DPT-së, Binaj, bëri të ditur se po mblidhen të dhëna, përfshirë edhe nga bankat, lidhur me pagesat që kryhen përmes platformave digjitale në tregtinë online. Këto raste, theksoi ai, do të adresohen nga drejtoritë specifike të DPT-së. Binaj shtoi se…
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj deklaroi sot, se krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ka një rritje të moderuar të fondit të pagave me rreth 9%. Deklarata e Binajt erdhi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Binaj tha se” lufta ndaj informalitetit në funksion të rritjes së pensioneve mbetet një nga prioritetet kryesore të Administratës Tatimore edhe gjatë vitit 2026, së bashku me disa prioritete të tjera që janë zbatimi i Paketës Fiskale, Paqja Fiskale, rimbursimi i DIVA-s për individët, rimbursimi i TVSH-së për fermerët dhe harmonizimi…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimit do të jetë një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën për formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e pagave reale. Gjatë një konference për mediat, Malaj u ndal në performancën e sektorit të ndërtimit dhe turizmit, duke dhënë detaje mbi planet e qeverisë për të rritur transparencën dhe të ardhurat tatimore. “Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme, dhe fondi i pagave është rritur gjithashtu. Në turizëm kemi një rritje të arkëtimit të TVSH-së, duke arritur në 40 milionë euro për vitin 2025.…
Tetë kompani shqiptare nga sektori agro-ushqimor do të jenë pjesë e edicionit 2026 të Gulfood, që zhvillohet nga 26 deri më 30 janar2026, një ngjarje madhore botërore që shtrihet njëkohësisht në Dubai Exhibition Centre dhe Dubai World Trade Centre. Ky panair, injohur si një nga më të mëdhenjtë dhe më prestigjiozët në industrinëglobale të ushqimit dhe pijeve, përfaqëson një vitrinë tëjashtëzakonshme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjetndërkombëtare. Pjesëmarrja e kompanive shqiptare bëhet e mundur falë mbështetjes sëInternational Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), në kuadër të përpjekjeve për të nxitureksportet, për të rritur konkurrueshmërinë…
Bizneset po përballen prej më shumë se një jave me probleme serioze në aksesimin dhe funksionimin e platformës SelfCare të Administratës Tatimore, duke e bërë praktikisht të pamundur kryerjen e një sërë detyrimesh ligjore, përfshirë fiskalizimin e faturave të shitjes dhe deklaratave doganore. Sipas shqetësimit të ngritur nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë, platforma shfaqet vetëm në formë statike dhe nuk lejon asnjë veprim funksional. Kjo situatë ka bllokuar proceset e përditshme të bizneseve, duke i vendosur ato në pamundësi objektive për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Një nga problematikat…
