Author: gazetar_1
Çmimi i arit ka tejkaluar për herë të parë nivelin prej 5 mijë dollarësh amerikanë për ons, ndërsa politikat e paparashikueshme dhe deklaratat kontradiktore të Donald Trump kanë shtyrë gjithnjë e më shumë investitorë drejt aseteve të sigurta. Sipas të dhënave të Bloomberg, metali i çmuar u rrit me 1.8% të hënën, duke arritur në 5 mijë e 78 dollarë për ons. Ky zhvillim historik vjen në një moment tensioni të shtuar politik dhe ekonomik, pasi Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa 100% nëse “arrin një marrëveshje me Kinën”, si edhe pas përplasjes së fortë me Evropën lidhur me të ardhmen…
Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit. “E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke iu rikthyer 4 qershorit 1990, kur bashkë me tre shokë të tjerë ai hyri në ambasadën e Turqisë në Tiranë. “Peripecitë e vizave dhe kalimet nga një mjedis në tjetrin zgjatën disa ditë, deri kur, me mbështetjen e ambasadës turke, siguruam vizat për në Greqi,”…
Që prej momentit kur iu bashkua Vodafone-it 15 vite më parë, Susan Foxton ka punuar për kompaninë në Katar, Londër dhe Dublin, ndërsa tani ka pak kohë që ka ardhur në Shqipëri, ku nga prilli 2025 mban pozicionin e drejtoreshës së biznesit të konsumatorit për këtë treg me rritje të shpejtë. “Ishte një ofertë shumë e mirë për t’u refuzuar, pasi është e rrallë të gjesh një rol ku ke mundësinë të zhvillosh dhe të zotërosh strategjinë në mënyrë holistike dhe të kesh një ndikim real,” thotë Foxton. “Ishte gjithashtu një mundësi fantastike për të përjetuar një kulturë të re,…
Tirana International Airport e nis vitin 2026 me një sinjal të fortë për tregun e punës, duke hapur mbi 250 pozicione të reja në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe investimeve të reja në infrastrukturë dhe shërbime. Lëvizja vjen në përgatitje për sezonin e ri të fluturimeve dhe pas një viti me flukse rekord pasagjerësh, duke e kthyer aeroportin në një nga punëdhënësit më aktivë në vend. Zgjerimi i aeroportit dhe kërkesa për staf Rritja e kapaciteteve operacionale dhe modernizimi i shërbimeve kanë shtuar nevojën për burime njerëzore në pothuajse çdo hallkë të funksionimit të aeroportit. Pozicionet e hapura shtrihen…
Stenda e Shqipërisë në FITUR 2026, në Madrid, Spanjë, ka tërhequr interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga vende të ndryshme të botës, duke reflektuar rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë si destinacion turistik gjithnjë e më konkurrues. Në kuadër të panairit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim miqësor me ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës, Jordi Hereu i Boher, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në sektorin e turizmit, si dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe modeleve të suksesshme mes dy vendeve. Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit…
Qeveria ka hedhur një tjetër hap në riorganizimin e sektorit të mbetjeve, duke e shndërruar Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve në një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror. Me vendimin nr. 37, datë 21 janar 2026, të botuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave përcakton organizimin e brendshëm, organet drejtuese dhe mënyrën e funksionimit të Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve sh.a. (AKEM sh.a.), në zbatim të ligjit të ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas vendimit, AKEM sh.a. do të funksionojë si shoqëri tregtare, por me pronësi të plotë shtetërore, ku autoriteti publik që përfaqëson shtetin si…
“Ryanair” ka njoftuar itinerare të reja për në Shqipëri për vitin 2026, Riviera e së cilës është cilësuar nga ekspertët e udhëtimit si një destinacion evropian i ngjashëm me Maldivet, sipas të përditshmes britanike “The Standard”. Linja ajrore me kosto të ulët tha se do të vendosë një avion të katërt B737-800 në Tiranë – në prill 2026 – dhe do të lançojë 20 itinerare të reja, duke e bërë më të lehtë për shumë turistë britanikë të eksplorojnë Shqipërinë. Investimi prej 400 milionë dollarësh do të mbështesë më shumë se 3000 vende pune, duke përfshirë 120 vende të reja…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se “është një plan masash, i cili angazhon disa institucione me qëllim të ngrihet infrastruktura e duhur që të përdoren sa më shumë pagesa elektronike, të reduktohen kostot e pagesave elektronike dhe t’i jepet një dritare tjetër formalizimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë”. Në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me pagesat kesh, Ibrahimaj tha se “një nga masat e para që ne kemi ndërmarrë në kuadër të këtij plani është edhe që vendimi i cili u miratua me paktën fiskale të këtij viti që çdo…
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë ekonomikë për vitin 2025. Ibrahimaj tha se të ardhurat buxhetore kanë ardhur në rritje, konkretisht në vitin 2025 të ardhurat janë rritur 6.3% me shumë së në vitin 2024. Ndër të tjera shtoi se për 3 mujorin e tretë ka pasur një rritje të shkallës së punësimit, të pjesëmarrjes në forcat e punës, ndërsa papunësia ka mbetur në nivel stabël. Sipas ministres, pagat në tre mujorin e tretë të 2025 janë rritur me 7.3% ndërsa pensionet me 8.4% në nivel të përgjithshëm. Lidhur…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me projektligjin “Për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”, se aktualisht janë nënshkruar gjashtë kontrata për krijimin e gjashtë kompanive të përbashkëta shtet–privat, përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe gjashtë operatorëve privatë. Në përgjigje të pyetjes së deputetit të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, mbi zhvillimet në industrinë e prodhimit të armëve, ministri Vengu bëri të ditur se, këto kontrata parashikojnë prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidron,…
