Author: gazetar_1

Flukset hyrëse të shtetasve të huaj në Shqipëri vijuan të rriten edhe gjatë vitit 2025, duke konfirmuar një tjetër vit me intensitet të lartë lëvizjesh ndërkufitare. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 në territorin shqiptar kanë hyrë gjithsej 12,466,038 shtetas të huaj, me një rritje vjetore prej 6,6% krahasuar me vitin 2024. Europa mbetet burimi kryesor i këtyre hyrjeve, duke zënë mbi 95% të totalit, ndërsa Evropa Jugore ka peshën më të madhe, çka reflekton lidhjet tradicionale të Shqipërisë me vendet fqinje dhe rajonin mesdhetar. Rritja e hyrjeve gjatë vitit nuk lidhet vetëm me sezonin turistik…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke i dhënë fund bashkëpunimit me agjencinë e OKB-së dhe duke ndërprerë financimin e saj. Vendimi u formalizua pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump një vit më parë, me të cilin OBSH-ja u akuzua se ishte “tepër e orientuar nga Kina” gjatë pandemisë së Covid-19. Departamenti Amerikan i Shëndetësisë deklaroi se tërheqja vjen si pasojë e asaj që e cilësoi si keqmenaxhim të pandemisë, mungesë reformash dhe ndikim politik nga shtetet anëtare. OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat. Drejtori i përgjithshëm i…

Read More

Çmimi i arit u rrit pranë nivelit simbolik të 5,000 dollarëve për ons, ndërsa rreziqet gjeopolitike në rritje dhe sulmet e përsëritura ndaj pavarësisë së Rezervës Federale nxitën një rritje historike të metalit të çmuar. Të martën, ari arriti një rekord të ri mbi 4,967 dollarë për ons, duke regjistruar një fitim javor prej gati 8%. Rritja u mbështet nga dobësimi i dollarit amerikan, i cili po shkon drejt performancës së tij më të dobët javore në shtatë muaj, duke i bërë metalet e çmuara më tërheqëse për investitorët globalë. Edhe metalet e tjera shënuan nivele rekord. Argjendi u ngjit…

Read More

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka kujtuar autoriteteve kontraktore se çdo 6 muaj duhet të raportojnë procedurat që janë në formën e ankandit publik. Kjo Agjenci ka nënvizuar se detyrimi rrjedh nga neni 7 i Ligjit Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, të ndryshuar ku mbikëqyrja e zbatimit të procedurave të shitjes me ankand bëhet nga Agjencia e Prokurimit Publik(APP). Kjo e fundit verifikon zbatimin procedurave të ankandeve, pas nënshkrimit të kontratës në përputhje me këtë ligj dhe me akte të tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar autoriteteve shitëse të gjithë informacionin e nevojshëm.…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot drejtoreshën e re të përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, në një takim me ekipin drejtues të institucionit. Gjatë prezantimit, ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian. “Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh ministri. Ministri i Bujqësisë…

Read More

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara se në 2024. Gjithashtu, ndryshe nga viti 2024 ku shumica e pasurive ishin konfiskuar në Tiranë, duket se 2025 e ka ndryshuar hartën e konfiskimeve. Sipas katalogut të publikuar nga AAPSK, Lezha rezulton të ketë shënuar një rekord prej 56 pronash që i kanë kaluar…

Read More

Luksemburgu ka hyrë në histori duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë kombëtare. Që nga rrugët urbane më të frekuentuara deri te zonat piktoreske rurale, banorët, udhëtarët ditorë dhe turistët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusë, tramvaje dhe trena të klasit të dytë në të gjithë territorin e vendit. Kjo nismë konsiderohet një hap revolucionar, që jo vetëm po transformon lëvizjen e përditshme, por po ndryshon rrënjësisht edhe përvojën turistike në Luksemburg. Reforma historike hyri në fuqi më 1 mars 2020, kur qeveria hoqi tarifat për të gjitha shërbimet e transportit…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka tërhequr nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, pasi rezulton me prani të bakterit cereulide. Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu, me destinacion asgjësimin e tij, ose kthimin në vendin e origjinës. Referuar subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese “Nestle”, si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë…

Read More

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohen kontrollet e fundit të Administrata Tatimore në agjencitë imobiliare, duke shprehur shqetësim të thellë jo vetëm për formën e ushtrimit të tyre, por edhe për mënyrën e mediatizimit, që sipas shoqatës përmban informacione të pavërteta dhe krijon një klimë denigruese ndaj gjithë sektorit. Në reagimin e saj, NAREA dënon “demonizimin e një sektori të tërë”, i cili, sipas saj, u ofron mundësi biznesi rreth 1.500 agjentëve imobiliarë, kryesisht të vetëpunësuar, që sigurojnë të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Shoqata thekson…

Read More

Pagat në sektorin e ndërtimit vijojnë të mbeten të përqendruara kryesisht në fashat e ulëta dhe të mesme, duke reflektuar një strukturë tregu ku pesha më e madhe e punësimit nuk përkthehet domosdoshmërisht në paga të larta. Të dhënat e fundit të tatimeve tregojnë se rreth 25% e totalit të punonjësve në ndërtim paguhen me paga mujore bruto nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë, duke e bërë këtë fashë pagash segmentin më të madh të punësimit në sektor. Në total, sektori i ndërtimit numëron 64,572 punonjës të deklaruar, ku shpërndarja e pagave tregon një prirje të qartë drejt…

Read More