Author: gazetar_1

Bagazhe dore falas, vende pa pagesë për fëmijët nën 12 vjeç dhe kompensime më të larta për vonesa fluturimesh prej të paktën tre orësh, pavarësisht distancës së udhëtimit. Këto janë disa nga propozimet që Parlamenti Evropian vazhdon të mbështesë për mbrojtjen e konsumatorëve, duke rrëzuar sot me shumicë dërrmuese propozimet e Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për reformimin e rregullave mbi të drejtat e pasagjerëve të linjave ajrore. 632 eurodeputetë votuan pro refuzimit, 15 kundër, ndërsa pati 9 abstenime. Liberalizimi i tregut të transportit ajror në BE, i përfunduar në vitin 1997, zgjeroi rrjetin e fluturimeve, uli çmimet e…

Read More

Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor si dhe nxitjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve.  Për të hartuar dhe implementuar planin, u morën në shqyrtim 8,784 tatimpagues aktiv në këtë sektor, nga të cilët 51% e tatimpaguesve kanë formën e organizimit shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. 47% e tyre janë të vendosura në Tiranë, 14 % në Durrës dhe pjesa tjetër e shpërndarë në qarqet e tjera. Në total sektori punëson 64,572 individë, prej të cilëve 25% përfshihen tek fasha e pagës…

Read More

Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një performancë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2025, duke u renditur si vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve komerciale në kontinent, krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave zyrtarenga Eurostat, gjatë vitit 2025 rritja mesatare vjetore e fluturimeve komerciale në Shqipëri ka arritur në 148.6%, duke reflektuar një rimëkëmbje të fortë të sektorit ajror dhe një kërkesë në rritje për udhëtime drejt vendit. Kulmi i kësaj rritjeje është shënuar në muajin tetor, ku fluturimet kanë regjistruar një rritje…

Read More

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton qytetarët për një valë mesazhesh që synojnë të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mesazhet përmbajnë linke (adresa ueb) të dyshimta dhe nuk janë komunikime zyrtare nga institucionet shtetërore. AKSK apelon që qytetarët të mos klikojnë në linket e mesazheve, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa online përmes faqeve jozyrtare. Autoriteti ka ndërmarrë masat e nevojshme për bllokimin e faqes mashtruese dhe këshillon raportimin e çdo mesazhi të dyshimtë pranë AKSK ose institucioneve përkatëse. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe…

Read More

Nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga një delegacion dhëndri i Donald Trump, sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur me një delegacion në zonën e ujit të ftohtë. Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Kushner ka një projekt për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Për këtë ata po bashkëpunojnë me shtetin shqiptar, i cili ka krijuar edhe një kompani, “Albanian State Development & Real Estate”, që do të jetë aksionare në resortin turistik që do të ndërtohet në…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar këtë të mërkurë në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Duke filluar nga sot, Gjylameti do të drejtojë këtë institucion me rëndësi të madhe për sigurinë ushqimore, duke zëvendësuar kështu në këtë post Manush Kullollit, detyrë të cilën e mbante prej marsit të vitit të kaluar. Emërimi i ish-deputetes vjen pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti. Megjithatë, ajo mbetet një emër i njohur në radhët e Partisë Socialiste, me një përvojë të gjatë parlamentare. Në zgjedhjet e fundit, Gjylameti arriti të grumbullojë…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por jo vetë ata, edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026. Në kuadër të kësaj nisme, formulari i vetëdeklarimit u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”. Plotësimi i këtij formulari mundëson përditësimin e të dhënave reale dhe shmang pasaktësitë në llogaritjen e detyrimeve vendore. Procesi i…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesë personale nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump, që ta përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes, “si anëtare themeluese”. Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian. “Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, shkroi Osmani në Facebook më 21 janar, teksa publikoi ftesën e dërguar nga presidenti amerikan, Donald…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve, Aktin Normativ nr. 11, që parashikon disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, duke theksuar se ndërhyrjet synojnë mbështetjen sociale, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Në fjalën e tij, ministri Malaj u shpreh se akti normativ është hartuar si domosdoshmëri për të reflektuar ndryshimet e nevojshme në Buxhetin 2025, duke përmbushur kriteret e nevojës, urgjencës dhe përkohshmërisë, si dhe duke respektuar kufijtë e fuqisë ligjore dhe kërkesën për miratim nga Kuvendi. Sipas tij, përmes këtij akti synohet mbështetja e…

Read More

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka prezantoi sot paketën prej 12 nismash ligjore, të cilat i ka në shqyrtim Kuvendi i Shqipërisë. “Këto nisma lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe në fund dhe jo për nga rëndësia, mbrojtjen nga diskriminimi, mbështetjen për familjen, gratë, për të miturit etj., ndryshe, të drejtat e njeriut dhe drejtësia shoqërore. Duke provuar që vendi e ka vullnetin social politik dhe aftësinë institucionale për t’i mbrojtur shtetasit e vet, për t’i ofruar shërbime…

Read More