Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Jet bën ndryshimet e fundit, në pritje të licencës së dytë nga Banka e Shqipërisë për të nisur operimin

01:12 - Janar 30, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Jet ka formalizuar një sërë ndryshimesh thelbësore në regjistrin tregtar, që shënojnë fazën përfundimtare të përgatitjes për nisjen e aktivitetit bankar si institucion plotësisht digjital. Sipas të dhënave zyrtare të depozituara në QKB, shoqëria ka ndryshuar emrin e saj nga “Jet Bank” në “Banka Jet” ka rikonfiguruar strukturën e aksionarëve dhe ka përditësuar objektin e aktivitetit në përputhje të plotë me legjislacionin bankar shqiptar.

Në janar 2026, subjekti ka kaluar edhe një transformim të rëndësishëm institucional, duke adoptuar sistemin e administrimit me dy nivele, një standard tipik për bankat, ndërsa emri ligjor i shoqërisë është unifikuar si “Banka Jet”.

Ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur edhe në strukturën e pronësisë. Aksioneri i vetëm i bankës është tashmë shoqëria e huaj Jet Holdings B.V., e cila zotëron 100% të kapitalit, duke konsoliduar kontrollin dhe duke garantuar mbështetje financiare për fazën e operimit. Kapitali i regjistruar i Banka Jet arrin në 3.5 miliardë lekë, një nivel që përputhet me kërkesat ligjore për institucionet bankare në Shqipëri.

Po ashtu, objekti i aktivitetit është riformuluar rrënjësisht. Nga një përkufizim i gjerë i shërbimeve financiare, Banka Jet tashmë ka një objekt specifik bankar, i cili përfshin pranimin e depozitave, kredidhënien, shërbimet e pagesave, instrumentet e pagesës, tregtimin financiar, shërbimet e kujdestarisë dhe veprimtari të tjera të lejuara për bankat, gjithmonë në përputhje me licencën dhe kufijtë e përcaktuar nga autoriteti mbikëqyrës.

Këto zhvillime tregojnë qartë se Banka Jet ndodhet tashmë në fazën finale të procesit rregullator dhe është në pritje të marrjes së licencës së dytë nga Banka e Shqipërisë, e cila i hap rrugë nisjes efektive të aktivitetit bankar. Banka Jet do të pozicionohet si banka e parë plotësisht digjitale në Shqipëri, me modele operimi të bazuara në teknologji, pa degë fizike tradicionale dhe me fokus te shërbimet online për individë dhe biznese.

Nëse licenca përfundimtare miratohet, hyrja e Bankës Jet pritet të sjellë një kapitull të ri për sistemin bankar shqiptar, duke rritur konkurrencën dhe duke përshpejtuar transformimin digjital të shërbimeve financiare në vend. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aksionaret banka jet emri ndryshime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

gazetar_207:30 - Korrik 25, 20260

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës…

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

06:38 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter