Samsung Electronics, partner global olimpik dhe paraolimpik, prezantoi sot edicionin olimpik të Galaxy Z Flip7[1], i dizajnuar ekskluzivisht për të gjithë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Ky edicion i veçantë i pajisjes do t’u dedikohet afro 3.800 olimpikëve dhe paraolimpikëve nga rreth 90 vende, duke i shoqëruar ata gjatë gjithë përvojës së lojërave, nga jeta e përditshme në fshatin olimpik deri te kapja dhe shpërndarja e momenteve kyçe, nga garat deri te festimet.
Edicioni olimpik do të bëhet pjesë e momenteve zyrtare në podiumet e fituesve përmes funksionit Victory Selfie, i cili do të prezantohet për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Për herë të parë, kjo veçori do të shtrihet edhe në sportet ekipore në Lojërat Olimpike, duke u mundësuar të gjithë sportistëve pjesëmarrës të regjistrojnë momentin e tyre të fitores nga perspektiva personale.
Përveç kësaj, sportistët[2] nga disa Komitete Olimpike Kombëtare (NOC) të përzgjedhura do të kenë mundësinë të ndajnë pasionet e tyre personale dhe shpirtin sportiv përmes Victory Profile, një seri e re fotografish të realizuara me Galaxy S25 Ultra.
“Sportistët janë në qendër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike dhe Samsung, si partner global, i mbështet ata prej gati 30 vitesh përmes inovacioneve të menduara mobile,” u shpreh Stephanie Choi, zëvendëspresidente ekzekutive dhe drejtuese e Qendrës së Marketingut Mobile në divizionin Mobile eXperience (MX) të Samsung Electronics. “Që nga lojërat e Soçit 2014, ne i kemi mbështetur sportistët me edicione olimpike të pajisjeve dhe është një nder për ne ta vazhdojmë këtë angazhim edhe në Milano Cortina 2026. Me edicionin olimpik, sportistët do të mund të lidhen me tifozët dhe njerëzit e tyre më të afërt në çdo moment të paharrueshëm, në mënyrën e tyre.”
Edicioni i veçantë olimpik në nder të Lojërave Olimpike dimërore
Galaxy Z Flip7 është një shoqërues inteligjent dhe kompakt, i projektuar për përdorim të pandërprerë dhe besueshmëri në jetën e përditshme. Galaxy AI kombinohet me ekranin e ri FlexWindow, të zgjeruar nga një skaj në tjetrin, duke mundësuar një përvojë mobile të thjeshtë, të rrjedhshme dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Përdorimi intuitiv me një dorë e bën Galaxy Z Flip7 një mbështetje praktike për sportistët gjatë gjithë periudhës së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore. Ndër veçoritë kryesore përfshihen:
- Kamera e dyfishtë e pasme, që përfshin një sensor 50 MP[3] me kënd të gjerë dhe një 12 MP ultra-këndi i gjerë, duke siguruar qartësi të shkëlqyer të imazheve.
- Now Brief[4], që ofron përditësime ditore të personalizuara, si rikujtues, ngjarje nga kalendari dhe përmbledhje të aktivitetit fizik. Përveç kësaj, mundëson akses në të dhëna mbi shëndetin dhe mirëqenien nga aplikacione të caktuara.
- Photo Assist[5], që mundëson përmirësime fotografike me cilësi studioje të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, duke lejuar zhvendosjen, heqjen ose zmadhimin e objekteve, rregullimin e këndeve si dhe plotësimin e sfondit.
Përveç funksioneve të përmendura, edicioni olimpik i Galaxy Z Flip7 sjell një dizajn ikonik që shënon pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, si dhe shërbime praktike të dedikuara për përmirësimin e përvojës së tyre në fshatin olimpik dhe gjatë gjithë zhvillimit të garave.
Ngjyra karakteristike blu, që mbulon xhamin e pasmë të pajisjes, përputhet me stilin unik të Lojërave Milano Cortina 2026 dhe përfaqëson ndërthurjen mes identitetit shumëvjeçar të Samsung dhe domethënies kulturore të ngjyrës azurre italiane. Kjo ngjyrë pasqyron gjithashtu frymën e unitetit dhe të fair play-t sportiv që mishërojnë Lojërat Olimpike. Korniza metalike e personalizuar në ngjyrë ari simbolizon përpjekjen e sportistëve për përsosmëri dhe momentet e fitores në podium, si dhe aspiratën e vazhdueshme të markës për më të mirën. Edicioni olimpik i pajisjes shoqërohet gjithashtu me një mbrojtëse transparente magnetike, me magnet rrethor blu, të rrethuar nga gjethe dafine në ngjyrë ari, si simbol i fitores.
Çdo pajisje përfshin edhe një sfond ekskluziv me motive të Lojërave Olimpike Dimërore, i krijuar posaçërisht për Milano Cortina 2026. Kurbat shumëngjyrëshe përfaqësojnë sportet dimërore dhe janë frymëzuara nga linjat që krijohen nga kontakti i tehut të patinave me sipërfaqen e akullit. Këta elementë dizajni festojnë shpirtin olimpik dhe pasionin e çdo sportisti.
Me funksionin Dual Recording, sportistët mund t’i bëjnë momentet e tyre me tifozët, familjen dhe bashkëgaruesit edhe më të paharrueshme. Kjo veçori mundëson regjistrimin njëkohësisht me kamerën e pasme dhe atë të përparme, duke kapur në një të vetëm si ngjarjet përpara tyre, ashtu edhe reagimet personale. Modaliteti Dual Recording, i përshtatur ekskluzivisht për edicionin olimpik, është i aksesueshëm përmes një rrëshqitjeje të thjeshtë mes mënyrave të fotografimit në aplikacionin “Camera”. Sportistët mund të shfrytëzojnë gjithashtu pamjen e ndarë për të eksploruar kënde të reja kreative dhe duke zmadhur pamjen[6] nga kamera e pasme, ta afrojnë edhe më shumë aksionin. Pamjet mund të parashikohen në kohë reale drejtpërdrejt në ekranin FlexWindow.
Edicioni olimpik i Galaxy Z Flip7 vjen i pajisur me një grup të parainstaluar aplikacionesh dhe shërbimesh të përzgjedhura me kujdes, të dizajnuara për të mbështetur sportistët gjatë gjithë periudhës së Lojërave Milano Cortina 2026:
[1] Galaxy Z Flip7 Olympic Edition nuk është në shitje.
[2] Profili i Fitores u ofrohet vetëm atyre atletëve nga 9-KOOK-e që ishin të gatshëm të merrnin pjesë në program. Ky program fotografik nuk është një bashkëpunim zyrtar me IOC-në.
[3] Rezolucioni 50 MP është i disponueshëm vetëm në kamerën e gjerë të pasme të Galaxy Z Flip7.
[4] Funksioni Now Brief kërkon hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes, aplikacioneve. Disa funksione mund të kërkojnë një lidhje rrjeti. Modalitetet dhe rutinat duhet të aktivizohen për të përdorur Motorin e të Dhënave Personale për sugjerime të Rutinave të bazuara në kontekst. Përdoruesi duhet të japë pëlqimin për lejet e aksesit, të tilla si fotot, videot, skedarët audio dhe ngjarjet e kalendarit. Mund të mos shfaqë momentet në varësi të politikës së ekspozimit. Përshkrimi i fotove të ofruara nga momentet mund të mos përputhet me qëllimin e përdoruesit. Njoftimi i orarit të ngjarjeve mbështetet me aplikacionet e kalendarit që përdorin bazën e të dhënave të kalendarit Android dhe është i disponueshëm nëse është instaluar Samsung Calendar. Njoftimet për kuponat janë të disponueshme vetëm për kuponët e shtuar në Samsung Wallet me datë skadimi. Për të kontrolluar Rezultatin e Energjisë, të dhënat shëndetësore të gjurmuara nga pajisjet mobile Samsung duhet të sinkronizohen me platformën dixhitale të shëndetit Samsung. Rezultati është vetëm për referencën tuaj personale dhe nuk është menduar për qëllime mjekësore.
[5] Funksioni Generative Edit i Photo Assist kërkon lidhje me internetin dhe hyrje me llogarinë Samsung. Redaktimi me Generative Edit mund të rezultojë në një foto të ndryshuar në përmasa. Një shenjë uji e dukshme vendoset mbi imazhin e ruajtur për të treguar se imazhi është gjeneruar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk janë të garantuara.
[6] Funksioni i zmadhimit në modalitetin Dual Recording mbështet zmadhim deri në 10 herë
- Galaxy Athlete Card ofron një mënyrë digjitale për shkëmbimin e profileve, mbledhjen e kartave dhe pjesëmarrjen në aktivitete interaktive, duke nxitur lidhjen mes sportistëve nga disiplinat dhe delegacionet e ndryshme gjatë qëndrimit të tyre në fshatin olimpik.
- Sportistët do të kenë gjithashtu lidhje falas me 100 GB 5G eSIM dhe akses në biletat dhe shërbimet digjitale përmes aplikacionit Samsung Wallet, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerë globalë dhe lokalë për të lehtësuar nevojat e përditshme gjatë Lojërave Milano Cortina 2026. Mes tyre përfshihet edhe Coca-Cola Free Beverage Key, i përdorshëm në makinat automatike në fshatrat olimpikë.
- Athlete365 ofron mbështetje për performancën sportive dhe shëndetin mendor, si dhe siguron informacion kyç mbi garat. Ai është integruar në funksionin Now Brief brenda Galaxy AI, duke mundësuar që sportistët të kenë një pasqyrë të shpejtë të lajmeve më të fundit olimpike në një vend.
- Aplikacionet e tjera, përfshirë Olympic Games™, IOC Hotline dhe PinQuest, përmirësojnë rehati e përditshme në fshatin olimpik dhe mbështesin sportistët në performancën e tyre, si gjatë garave ashtu edhe jashtë tyre.
- Aplikacioni i parainstaluar i fitnesit u mundëson sportistëve të ndjekin stërvitjet dhe të marrin vlerësime të personalizuara mbi trajnimin, duke përdorur pajisjet sportive të vendosura në fshatrat olimpikë dhe paraolimpikë.
Festojmë së bashku momentin e fitores
Victory Selfie, i prezantuar për herë të parë në Lojërat Olimpike të Parisit në vitin 2024 dhe i mbështetur nga edicioni olimpik i pajisjes, i ka mundësuar sportistëve të kapin dhe ndajnë momentet e tyre të fitoreve direkt nga podiumi, duke i bërë ato edhe më të lidhura dhe personale.
Në Lojërat Milano Cortina 2026, Victory Selfie do të shënojë premierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore, me një format të ri dhe të zgjeruar. Për herë të parë, funksioni do të shtrihet përtej ngjarjeve individuale dhe çift, duke përfshirë edhe festimet më të gjera ekipore, një reflektim i natyrës bashkëpunuese të sporteve dimërore. Sportistët tani mund të kapin dhe ndajnë arritjet e tyre së bashku me bashkëgaruesit, duke i transmetuar ato në kohë reale te të afërmit dhe tifozët në mbarë botën, që edhe ata të jenë pjesë e këtij momenti jetik.
Kap momentin e parë të emocionit me Victory Profile
Rruga e sportistëve shkon shumë përtej garës, duke përfshirë përgatitjet, pritshmëritë dhe emocionet e lidhura me Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore. Për të pasqyruar këtë udhëtim të gjerë dhe për të festuar përvojën e sportistëve, Samsung prezanton Victory Profile, një iniciativë e re rrëfimore për sportistët, zhvilluar në bashkëpunim me nëntë Komitete Olimpike Kombëtare (NOC).
Victory Profile bazohet në portrete të përzgjedhura me kujdes, të realizuara me Galaxy S25 Ultra, që shfaqin në mënyrë të veçantë pasionin dhe individualitetin unik të çdo sportisti. Ky profil i ri ofron një perspektivë të re për përjetimin e Lojërave Dimërore, duke nxjerrë në pah momentet jashtë podiumeve dhe duke i ofruar sportistëve një kujtim personal që reflekton udhëtimin dhe personalitetin e tyre unik. Projekti fillestar do të përfshijë rreth 490 sportistë nga Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut, Norvegjia, Holanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkëformimi i përvojës së ardhshme të Lojërave Olimpike
Samsung, me inovacionet e tij mobile, do të vazhdojë të afrojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike te tifozët në mbarë botën, duke siguruar që çdo moment të ndihet edhe më i lidhur. Me pajisje dhe përvoja të fokusuar tek sportistët, Samsung krijon mënyra të reja për të ndarë udhëtimin e tyre, nga përgatitjet deri te podiumet e fituesve dhe u mundëson tifozëve të lidhen më ngushtë me momentet dhe njerëzit që bëjnë të paharrueshme Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.
Edicioni olimpik i Galaxy Z Flip7 do të shpërndahet nga 30 janari në fshatrat olimpikë të gjashtë qyteteve pritëse. Në këto lokacione, Samsung Open Station do t’u ofrojë sportistëve mbështetje profesionale, duke përfshirë ndihmë për aktivizimin e pajisjeve, transferimin e të dhënave dhe suport teknik të përgjithshëm.



