Autor: Ekofin
Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm që të shtyjë miratimin e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane”, me qëllim që të ketë kohë për të reflektuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e biznesit, si dhe për të zhvilluar një proces të plotë konsultimi paralel
Shqipëria u bë këtë javë qendra e ekspertizës europiane në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në aviacion, teksa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti Forumin e 25-të të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Europën – ACI Europe, që u zhvillua në datat 8–10 tetor 2025 në Tiranë.
Autostrada Tiranë-Durrës, do të mbyllet pjesërisht ditën e hënë, datë 13 Tetor. Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër drejt Shijakut. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Kjo konferencë pati
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj digjital, me nisjen e projektit “WiFi falas për të gjitha bashkitë”, një nismë e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, e zbatuar nga GIZ dhe e implementuar nga Vodafone Albania. Ky projekt bën pjesë në WiFi4WB – WiFi for Western Balkans, një nismë rajonale
Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë muajit gusht, duke arritur në 4.19% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhet fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënon ndalimin e prirjes rënëse që kishte
Sot është një ditë zhgënjimi për presidentin amerikan Donald Trump. María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025. Machado ka promovuar të drejtat demokratike për popullin në Venezuelë. Ajo u cilësua si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit, dhe “Një
Siguria rrugore fillon nga vetë mjeti! Nga janari deri në fund të shtatorit 2025, 232,853 mjete janë testuar në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Ky numër përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që automjetet që
OTP Bank Albania ka marrë zyrtarisht certifikimin ndërkombëtar ISO/IEC 27001, standardin më të njohur global, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit. Ky certifikim përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të bankës dhe në garantimin e mbrojtjes së të dhënave të klientëve. Për OTP Bank Albania, ISO/IEC 27001 nuk është vetëm një