Kategoria: Tregje

Dollari amerikan ka humbur sërish pikë edhe këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 100.7 Lekë, duke mos lëvizur thuajse fare në ditët e para të kësaj jave.

Mungesa e tregut dhe mbiprodhimi ka bërë që çmimi i patates të ulet ndjeshëm në Divjakë. Për fermerët ky vit nuk është i mbarë si 2023-i ku i gjithë prodhimi u shit me çmim të kënaqshëm. Nëse një vit me pare një kg patate dilte nga tokat e Divjakës me çmim shumicë mbi 60 lekë

Kreditimi ka njohur rritje jo vetëm për sektorin bankar dhe mikrofinancën, por edhe për Shoqëritë e Kursim-Kreditit. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2024, kreditë e dhëna nga ky sektor arritën në 12.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11.3% krahasur me të njëjtën periudhë të

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje nga rritja që pati ditën e djeshme duke u blerë sot me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 92.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane vijon të qëndrojë po njësoj sikurse edhe dje teksa është blerë edhe sot me 100 lekë dhe është shitur me 100.7 Lekë.

Nga viti i ardhshëm në Shqipëri do të nisë operimet teknologjia e rrjetit 5G. Deklarata është bërë nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese. “Aktualisht kemi nxjerrë në ankand brezin 3.5 gigahertz dhe ka interes për

Forcimi me të paktën 13.8% i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri, i cili pavarësisht se prek interesat e një kategorie të caktuar qytetarësh, mbetet një regjim i favorshëm për ekonominë e vendit. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, kontributorët