Kategoria: Tregje
Stabilizimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, përballë frenimit të rritjes së inflacionit, ka nisur të japë impakt në uljen e normave të interesit të Bonove të Thesarit. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka vijuar rënien e mëtejshme në 3.41% duke prekur nivelin më të
Çmimet e naftës së papërpunuar kanë mbetur të paqëndrueshme këtë vit për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe një perspektive të pasigurt për ofertën dhe kërkesën globale. Çmimet e së ardhmes së Brent dhe WTI arritën kulmin në 90 dollarë për fuçi (bbl) dhe 87 dollarë për fuçi (bbl) përkatësisht në fillim të prillit përpara se
Euroja u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të martën. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.62 lekë, duke fituar 0.14 pikë krahasuar me të hënën, ndërsa një dollar u këmbye me 92.53 lekë, duke humbur 0.03 pikë. Paundi britanik
Çmimet e arit janë rritur në nivelet më të larta rekord, edhe argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar, ashtu si edhe bakri metalik industrial. Ndërsa të tre janë aktualisht jashtë nivelit të tyre, ata ende po tregtohen duke u luhatur pranë niveleve rekord. Sot ari tregtohet me 2,351.3
Afro 2.5 miliardë lekë dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit vetëm për tregun e Jo-Jetës në 4 muajt e vitit, shifra më e lartë ndonjëherë e paguar prej tyre për periudhën janar-prill. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifra rezulton 28.4% më e lartë. Gjithashtu, rritje të konsiderueshme ka patur
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2024 kapën vlerën 7 miliardë lekë, ose 3.96% më shumë se në janar – prill 2023. Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për katërmujorin e parë 2024, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të
Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, i miratuar në vitin 2020 dhe që hyri në fuqi në vitin 2021 ngarkoi ndër të tjera me detyrimin ligjor bankat e nivelit të dytë që të zhvillonin më tej sistemet e tyreve të pagesave, duke krijuar kushtet e nevojshme infrastrukturore dhe aspektet e sigurisë për “open banking”.
Sistemi i pagesave ndërbankare AIPS në euro, në vitin e tretë të operimit, pasi nisi funksionalitetin në janar 2022, po vijon të kursejë kohë dhe kosto shtesë për tranksionet e individëve dhe bizneseve. Përpara se sistemi të bëhej operativ, këto transferta ishin të ndërlikuara pasi realizoheshin vetëm përmes llogarive që bankat shqiptare mbanin në banka
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar u kthyen nga nivelet më të ulëta të tre muajve të premten, por gjithsesi ishin të rezervuara me humbje për javën. Nafta e papërpunuar amerikane arriti nivelin më të ulët brenda ditës prej 76,15 dollarë në tregtimin e mëngjesit, niveli më i ulët që nga 26 shkurti.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 92.53 lekë ose 0.23 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.02 lekë, duke u kuotuar në