Kategoria: Green
Shqipëria ka vetëm 7 stacione automatike për monitorimin e cilësisë së ajrit në të gjithë vendin dhe ato janë jooperacionale për shkak të fondeve të pamjaftueshme për mirëmbajtjen, sipas raportit të fundit për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit. Dokumenti vlerëson se gjatë vitit 2025 nuk është shënuar
Plastika përbën rreth 90% të mbetjeve detare përgjatë bregdetit shqiptar, ndërsa lumenjtë Buna dhe Drini identifikohen si burime të rëndësishme të prurjeve të këtyre mbetjeve drejt detit. Kjo është gjetja që rezulton nga monitorimi i zhvilluar në kuadër të projektit TETHYS4ADRION dhe është përfshirë në raportin e fundit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit për zbatimin
Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike në Fier dhe Cërrik, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 51.5 MW. Projektet do të zhvillohen nga shoqëritë “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., dhe “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., nuk janë objekt koncesioni dhe nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse shtetërore. Të dy impiantet
Shqipëria synon që energjia nga burimet e rinovueshme të përbëjë 66.7% të konsumit final të energjisë deri në vitin 2035, nga objektivi prej 59.4% në vitin 2030, ndërsa në sektorin e energjisë elektrike prodhimi nga burimet e rinovueshme projektohet të tejkalojë konsumin vendas, duke krijuar tepricë për eksport. Objektivat janë pjesë e Kontributit Kombëtar të
Qeveria ka miratuar një listë me 14 kategori veprimtarish që do të konsiderohen të rrezikshme për mjedisin, duke përfshirë instalacionet me leje mjedisi të tipit A, menaxhimin dhe transportin e mbetjeve të rrezikshme, shkarkimet në ujë dhe ajër, përdorimin e substancave të rrezikshme, si edhe aktivitetet që lidhen me mbetjet minerare dhe depozitimin gjeologjik të
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar, si pjesë e masave që Shqipëria parashikon për uljen e ndotjes dhe të mbingarkesës në qytete. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës parashikon që njësitë e qeverisjes vendore të hartojnë plane që mund të përfshijnë
Institucionet publike në Shqipëri duhet të kalojnë drejt makinave elektrike në blerjet e reja të automjeteve. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës vendos si objektiv (filluar nga viti 2025), që 100% e automjeteve të lehta të prokuruara të jenë elektrike (EV) ose hibride plug-in (PHEV). Për kamionët dhe autobusët vendosen objektiva më të ulëta, por
Transporti mbetet një nga pikat më të vështira të objektivit të ri klimatik të Shqipërisë. Nëse vendi vazhdon vetëm me politikat që janë tashmë të miratuara ose në zbatim, emetimet nga transporti projektohen të rriten me 36% deri në vitin 2035 krahasuar me 2020. Por nëse realizohen masat shtesë të parashikuara, e njëjta trajektore ndryshon
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të ardhshme. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës vlerëson se deri në vitin 2050 prodhimi i hidrocentraleve që shfrytëzojnë drejtpërdrejt rrjedhën e lumenjve mund të bjerë me 20%, ndërsa hidrocentralet me rezervuarë mund të kenë një ecuri të kundërt, me
Prodhimi i çimentos identifikohet si një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë për uljen e emetimeve të karbonit, në një kohë kur, pa masa të reja, emetimet e industrisë në tërësi projektohen të rriten deri në 73% në vitin 2035 krahasuar me 2020. Dokumenti i ri klimatik i qeverisë e veçon çimenton si burimin