Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike në Fier dhe Cërrik, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 51.5 MW. Projektet do të zhvillohen nga shoqëritë “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., dhe “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., nuk janë objekt koncesioni dhe nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse shtetërore. Të dy impiantet duhet të ndërtohen, të pajisen me leje ndërtimi dhe të vihen në operim brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimeve, ndërsa afati i operimit është përcaktuar në 49 vjet.
Projekti më i madh, me kapacitet 31 MW, do të ndërtohet nga “ALB ENERGY GROUP” në Povelçë, në njësinë administrative Dërmenas të Bashkisë Fier, ndërsa “TI SOLAR POWER” do të zhvillojë një central prej 20.5 MW pranë fshatit Trokaj, në njësinë administrative Shalës të Bashkisë Cërrik. Në të dyja rastet, kompanitë do të duhet t’i japin falas shtetit, në formën e “royalty”, 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike, ose kundërvlerën e tij monetare, si dhe të vendosin një sigurim kontrate prej të paktën 5% të vlerës së investimit.
VE N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “ALB ENERGY GROUP”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë:
- a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k.;
- b) NIPT/NUIS: M31527030E;
- c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 31 MW;
- d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
- dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: zona kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
- e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e projektit;
- g) Shoqëria “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., ka detyrimin që:
- të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
- të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;
- t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
- të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALB ENERGY GROUP”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 2449, NË AFËRSI TË FSHATIT TROKAJ, NJËSIA ADMINISTRATIVE SHALËS, BASHKIA CËRRIK, NGA SHOQËRIA “TI SOLAR POWER”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Cërrik, nga shoqëria “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
- a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “TI SOLAR POWER”, sh.p.k.;
- b) NIPT/NUIS: M22405041A;
- c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 20.5 MW;
- d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
- dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Zona kadastrale 2449, në afërsi të fshatit Trokaj, njësia administrative Shalës, Bashkia Cërrik;
- e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e projektit;
- g) Shoqëria “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., ka detyrimin që:
- të paraqesë periodikisht, çdo tre muaj, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
- të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
- t’i japë falas, në formë “royalty”, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
- të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “TI SOLAR POWER”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
