Kategoria: Ekonomi

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian. Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët

Qeveria shqiptare dhe Agjencia franceze për Zhvillim nënshkruan sot marrëveshjen e huasë prej 50 milionë eurosh për mbështetjen e sektorit të energjisë. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kryeministrisë nga Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Drejtoresha Rajonale e ADF për Euro-Azinë, Cecile Couprie. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i

Me rastin e një nënshkrimi të marrëveshjes për një tjetër hua me vlerë 50 milionë euro për sektorin energjetik, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një dalje për mediat ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët. “Janë bërë investime, falë mirëmenaxhimit, duke shkurtuar kohën e riparimit të defekteve

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia, teksa pret rritje të shpejtë të ekonomisë në vitin 2021 dhe me ritme të qëndrueshme në 2022 e në vijim. Banka e Shqipërisë publikoi sot Raportin e Politikës Monetare për 3-mujorin IV të vitit

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot në parim projektbuxhetin për vitin 2022 si dhe paketën fiskale që do ta shoqërojë atë. Gjatë diskutimit opozita u shpreh se nuk do të votonte këtë buxhet, pasi sipas saj nuk mbështeste qytetarin, por ishte një buxhet që shkonte në mbështetje të PPP-ve. “Situata e shkaktuar nga

Gjatë vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por vetëm indeksim me normën e inflacionit. Ndërkohë që, buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore mund të përballojë një indeksim deri në masën 3%. Deklarata u bë nga kreu i këtij institucioni, Astrit Hado pas pikëpyetjeve të ngritura nga deputetja Albana Vokshi mbi mundësitë financiare të ISSH-së

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë sa i përket buxhetit të vitit 2022 për këtë Ministri. Teksa shpjegoi shpërndarjen e buxhetit, Krifca theksoi se rreth 2.3 mld lekë që i janë caktuar kësaj Ministrie do të shkojnë për të rritur sigurinë ushqimore, duke investuar në kapacitete, në

Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 49 kundër Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2021. Nevoja për këtë Akt Normativ lidhet me dy çështje emergjente, përballimin e krizës energjetike, si pasojë e rritjes së menjëhershme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe daljen me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ministrja e

Çmimet e konsumit në muajin tetor me bazë vjetore u rritën 2.4 %. Sipas të dhënave nga INSTAT për “Indeksin e Çmimeve të Konsumit Tetor 2021”, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira,

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2021 do të jetë 8 %. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Institutit të Vjenës (WIIW), është BERZH ai që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë shqiptare sesa parashikimet e fillimvitit. Në raportin e saj të