Kategoria: Ekonomi

Zhvlerësimi i euros vijon të shfaqë efekte në eksportet shqiptare. Kështu, shifrat e tregtisë së jashtme për muajin maj tregojnë se eksportet e vendit në vlerë kanë qenë vetëm 40 miliardë lekë, në rënie me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, edhe pse në rritje me 16.8% krahasuar me Prillin.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur  kritika të forta ndaj  Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i shërbimeve online dhe digjitalizimit. Tabaku ka kërkuar llogari se si do të investohet fondi 60 milion euro në shkolla ndërsa theksoi se: “Gjatë periudhës prill-maj, ka të paktën 4-5 tendera

Banka e Shqipërisë dhe Sekretaritati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, lidhur me zbatimin e fazës së tretë të programit të asistencës dypalëshe për zhvillimin e kapaciteteve për bankat qendrore për vitet 2023 – 2028. Marrëveshja u nënshkrua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe ambasadorja e

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se, në tremujorin e parë 2023, totali i shkallës së punësimit arriti 67.1%, duke shënuar rritje me 4.4%, krahasuar me një vit më parë. Sipas Ibrahimajt, në tremujorin e parë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është

Tregu i punës regjistroi ulje tё mëtejshme tё shkallës së papunësisë në nivelin prej 10.9% në tremujorin e parë të këtij viti. INSTAT publikoi Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se, shkalla zyrtare e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti, për popullsinë 15 vjeç

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se, qeveria nuk ka hartuar asnjë politikë për frenimin e emigracionit të të rinjve. Gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjin “Për nxitjen e punësimit”, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Tabaku u shpreh se, sot pjesa më e madhe e të papunëve janë të gjithë të

Pavarësisht se Shqipëria është një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe akuakultura është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, sërish konsumi i peshkut nga qytetarët shqiptarë është nivele shumë të ulëta.  Referuar statistikave të Organizatës Kombëtare të Ushqimit (FAO), konsumi i dukshëm vjetor për frymë i peshkut dhe produkteve të peshkimit është ende i ulët

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba paraqiti sot në Kuvend raportin e veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2022. Në fjalën e tij, kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Biba u ndal në hapat e ndërmarra nga institucioni për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit  “Për mbrojtjen e

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Doganore në muajin maj arritën 19.6 miliardë lekë. DPD thekson se kjo shifër është një rekord i ri i Administratës Doganore pasi një vit parë është mundur të realizohet vetëm gjatë muajit korrik, në kulmin e fluksit të turizmit. Krahasuar me majin e 2022-shit, janë