Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zhvlerësimi i euros “rrëzon” eksportet

12:47 - Qershor 20, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zhvlerësimi i euros vijon të shfaqë efekte në eksportet shqiptare. Kështu, shifrat e tregtisë së jashtme për muajin maj tregojnë se eksportet e vendit në vlerë kanë qenë vetëm 40 miliardë lekë, në rënie me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, edhe pse në rritje me 16.8% krahasuar me Prillin. Nga ana tjetër, importet regjistrohen në rritje, edhe pse modeste, me 1.2% gjatë majit, për një vlerë prej 81 miliardë lekësh në total. Krahasuar me prillin, importet janë rritur me 7.7%. Rënia e eksporteve dhe rritje e importeve ka sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e defiçitit tregtar, me 17.8% gjatë muajit të kaluar.

Gjatë Majit, në uljen e eksporteve me 11.7%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 10.4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 7.1 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me 0.6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 2.9 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me 1.0 pikë përqindje.

Sa i përket importeve dhe ndikimit të grupeve në rritjen vjetore me 1.2% në vlerë, shifrat tregojnë se kontributin më të madh e ka dhënë vetëm një grup;  “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 4.8 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1.2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0.5 pikë përqindje.

Ndërkohë që eksportet janë dëmtuar nga forcimi i lekut, për importet vlen e kundërta. Paçka se janë rritur me vetëm 1.2% në terma vjetorë, kjo shifër i referohet ndryshimit në vlerë monetare, pasi në peshë, importet janë rritur me plot 22%, çka tregon qartë efektin pozitiv të forcimit të lekut për importet. Madje, edhe më e theksuar duket kjo tendencë për produkte të cilat vlen drejtpërdrejtë përllogaritja në peshë, si psh hidrokarburet. Importet e këtyre të fundit në maj të këtij viti kanë qenë 22% më të larta në peshë krahasuar me majin e vitit 2022, ndërkohë që në vlerë rezultojnë në rënie me 8.5%.

Ekofin Media
Ekofin Media
eksporte euro shifrat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter