Kategoria: Ekonomi
Të dhënat e fundit tregojnë se depozitat e individëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore në sistemin bankar shqiptar kanë shënuar një rritje të vazhdueshme në gusht, duke arritur një total prej 1.33 trilionë lekë. Kjo rritje vjen për të katërtin muaj radhazi, pas rënies në prill. Krahasuar me korrikun rritja mujore e depozitave vlerësohet në 1.5%,
Në tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë ka rritur ndjeshëm ndërhyrjet në tregun e parasë, duke kryer operacione të shumta për injektimin e likuiditetit. Sipas të dhënave të publikuara, injektimi mesatar ditor përmes operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka arritur në 44.55 miliardë lekë, një rritje e dukshme krahasuar me
Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive. Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar në rritje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit. Në raportin e Perspektivës Ekonomike Rajonale të shtatorit, BERZH nënvizon se rritja në rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet nga 2.5% në vitin 2023, në 3.7% në gjysmën e parë të vitit 2024. Projeksionet e
Qeveria ka ndarë veç rreth 7.8 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë dollarë që do të jepen për pensionistët, ku përfshihet edhe fondi për bonusin apo shpërblimin, që ndahet me rastin e festave të fundvitit. Konkretisht janë rreth 4.1 miliardë lekë që do të përdoren për indeksimin dhe 3.7 miliardë të tjera që do të
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj në disa sektorë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave fluksi i investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë të këtij viti rezulton të jetë rreth 395 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e
Gjatë muajit gusht Shqipëria ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm vizitorësh, me 2.167.665 të huaj që kanë hyrë në vend, një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetasit shqiptarë gjithashtu kanë treguar një aktivitet të lartë, me 938.461 hyrje, një rritje prej 13,7% në krahasim me gushtin e 2023.
Kreditimi në pak minuta nga institucionet financiare jo-banka në Shqipëri ka marrë një kthesë të rëndësishme me kushtet e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Këto masa synojnë të rregullojnë më mirë tregun e kredive dhe të mbrojnë qytetarët nga borxhet e tepruara. Një nga ndryshimet kryesore është ndalimi i dhënies së më shumë
Në vlerësimin e fundit të bërë për lirinë ekonomike nga “Heritage Foundation”, del se Shqipëria ka arritur një rezultat prej 64.8 pikësh, duke u renditur e 48-ta nga 176 vende. Për sa i përket vendeve evropiane vendi ynë renditet i 27-ti nga 44. Raporti i fundit nxjerr në pah se Shqipëria ka pësuar një rënie
Rritja e lëvizjeve, shoqëruar me ardhjen e një numri të konsiderueshëm vizitorësh të huaj, është reflektuar në një rritje domethënëse të importit të karburanteve. Referuar të dhënave të publikuara, në përgjithësi ka një rritje të importit të mallrave të akcizës, por rekordin e mbajnë karburantet. Kështu, për muajin gusht janë importuar 74.3 mijë ton karburante,