Kategoria: Ekonomi

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dha sot detaje mbi diskutmet që po kryhen për reformimin e skemës së pensioneve. Manjani tha se një ndër propozimet e Bankës Botërore ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit, por se ky propozim, sipas saj, është kundërshtuar, pasi ky element është

Familjet shqiptare zotërojnë pasuri të llojit prona të paluajtshme kryesisht “shtëpi banimi”, por jo mjaftueshëm pasuri financiare. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, i shpërndarë në 1200 familje, tregon se 94% (nga 1055 familje të përgjigjura)  zotërojnë të paktën një pronë të patundshme dhe kjo peshë ka shënuar një rënie të vogël me 0.5 pikë përqindjeje

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin Tetor të vitit 2024 regjistrohet në 2.3%. kjo shifër për Shqipërinë është e njëjtë me inflacionin në Eurozonë, që për muajin e kaluar rezultoi në 2.3%. Ndërkohe, sipas matjeve të INSTAT, inflacioni i tetorit ishte 1.9%. Ndryshimet

Projektbuxheti i vitit 2025, i diskutuar prej 48 orësh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë u miratua në parim me 75 vota pro, 40 kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Buxheti i vitit 2025, është 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, me një total

Banka e Shqipërisë ndërmori menaxhim strategjik të kushteve monetare që siguroi që inflacioni të kthehej në objektiv pa shkaktuar recesion, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik në vend. Kështu deklaroi sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Workshop-in e 18-të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, që u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ruth

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë maratonë të hënën për të votuar buxhetin e vitit 2025. Seanca pritet të zgjasë rreth 48 orë ndërsa ajo do të fillojë në orën 10 të së hënës. Opozita dhe mazhoranca pritet të mbajnë fjalime të gjata në pothujse çdo pikë të projekt buxhetit të miratuar