Kategoria: Bota

Kryeministri moldav Alexandru Munteanu njoftoi të premten dorëheqjen e tij, duke dhënë pak shpjegime për vendimin, përveç faktit se, sipas tij, nuk mund të qeveriste më në përputhje me “parimet dhe bindjet” e veta. “Pranova përgjegjësinë për të shërbyer si Kryeministër me një ndjenjë të thellë detyre dhe me bindjen e fortë se mund të

Të rinjtë evropianë përballen me një realitet të vështirë financiar. Qiratë e larta, çmimet e shtrenjta të banesave dhe rritja e kostos së jetesës ua vështirësojnë shumë personave nën moshën 35 vjeç kursimin, investimin ose blerjen e shtëpisë së parë. Në disa vende, pagat më të larta, banesat më të përballueshme ose ndihma nga familja

Planet për një zonë të posaçme ekonomike në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, janë anuluar pasi projekti i një resorti “glamping” në Tavolara rrezikonte të shndërrohej në një skandal kombëtar “si ai i Shqipërisë”. Ka shumë ngjashmëri mes resortit që dhëndri i Donald Trump synon të ndërtojë në lagunën pranë Vlorës dhe projektit Tavolara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh, ndërsa vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Deklarata e liderit populist, i cili ka qenë në pushtet për 13 vjet, vjen pas një viti e gjysmë protestash antiqeveritare, herë pas here të dhunshme, të udhëhequra nga

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sërish, pasi forcat e armatosura amerikane ndërmorën në orët e para të së dielës sulme ndaj objektivave iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit, për të dytën ditë radhazi. Pak më vonë, sirenat e alarmit u dëgjuan në Bahrein dhe Kuvajt, pas një sulmi iranian me raketa dhe

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur me nxehtësi ekstreme. Por temperaturat në mbarë botën po rriten gjithnjë e më shumë. Në vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia, muajt e nxehtë dhe të lagësht të verës bëhen të

Një në pesë punëtorë në Bashkimin Evropian është i ekspozuar ndaj temperaturave të larta gjatë punës, duke e bërë vapën ekstreme një nga rreziqet profesionale me rritjen më të shpejtë që lidhen me ndryshimet klimatike, sipas Agjencisë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA). Më të rrezikuarit janë ata që punojnë në ambiente të