Kategoria: Aktualitet

Kategorisë së subjekteve që përfitojnë mbrojtje dhe sigurim të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor do t’i shtohen edhe nxënësit punëmarrës. Më herët Qeveria kishte vendosur që nxënësit praktikantë që mësojnë një profesion të marrin një pagesë për punën e kryer. Tashmë, nxënësit punëmarrës, që ndjekin arsimin dhe formimin profesional në formën e dyfishtë dhe që nënshkruajnë

Koncesioni | Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare. Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë

Në vitin 2023, numri i udhëtimeve të kryera nga individët banues në Shqipëri ka arritur në 4.399.859, duke shënuar një rritje prej 17,4% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Ky rritje e konsiderueshme tregon një tendencë pozitive në aktivitetin turistik dhe udhëtimet personale të shqiptarëve,

Institucionet financiare jobanka të mikrokredisë, po tentojnë ta përsosin më shumë modelin e tyre të biznesit, që mbështetet mbi avantazhet që jep teknologjia për të lehtësuar huadhënien. Një pjesë e tyre tashmë e kanë thjeshtuar dhe shkurtuar procesin e ofrimit të kredisë në afate minimale, brenda pak minutash, duke shmangur njëkohësisht nevojën për praninë fizike

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan sot me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Pas takimit, palët nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës.

Nxënësit që do të mësojnë një profesion, do të përfitojnë edhe një pagesë për punën e kryer gjatë formimit profesional. Qeveria ka vendosur rregulla të veçanta për lidhjen e kontratës së mësimit të profesionit, të cilat janë publikuar në Fletoren Zyrtare. Përzgjedhja e punëdhënësve bëhet nga radhët e bizneseve që kanë të paktën 3 vjet