Kategoria: Aktualitet

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin,  Adea Pirdeni, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, kanë nënshkruar ditën e sotme në Budapest Planin e Veprimit për trajnimin e nëpunësve të institucioneve shqiptare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Hungaria, me përvojën e saj të suksesshme si anëtare

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut në periudha

Mosmarrëveshjet për tokën, pretendimet për mbivendosje dhe infrastruktura e pamjaftueshme, paraqesin sfida të vazhdueshme për menaxhimin efektiv të tokës,  tërheqjen e investimeve, nxitjen e rritjes ekonomike. Qeveria ka marrë angazhimin për të adresuar këto sfida, dhe miratimi i një Udhërrëfyesi gjithëpërfshirës për të  siguruar planifikimin e politikës së digjitalizimit dhe  proceseve përkatëse për kadastrën është

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka uruar Ditën e Pavarësisë, ndërsa shkruan se hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Gonzato nënvizon se shumë sfida janë përpara, por BE-ja është

Sot, Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet të pavarur. Si sot, më 28 nëntor të vitit 1912, në Vlorë, u ngrit flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 40 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero. Vasilika Vjero mbante këtë post prej shkurtit 2020, ndërsa me herët ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Në mbështetje

Instituti i Statistikave ka bërë publike të dhënat mbi aksidentet rrugore nga ku rezulton se në muajin tetor numërohen 142 aksidente, nga të cilët 186 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë periudhës Janar – Tetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,7

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se qeveria ka miratuar bonusin më të madh të dhënë ndonjëherë për pensionistët. Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja tha për mediet se, “qeveria miraton bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët”. Sipas tij, 511 173 pensionistë me pension deri në 20 mijë