Instituti i Statistikave ka bërë publike të dhënat mbi aksidentet rrugore nga ku rezulton se në muajin tetor numërohen 142 aksidente, nga të cilët 186 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Gjatë periudhës Janar – Tetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,7 për 100 aksidente, nga 15,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 90,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Tetor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 19,7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 8,5 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./Ekofin.al

