Kategoria: Aktualitet
Mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri i vendit Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos. Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë e rëndësishme që synon të rrisë më tej transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive. Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, procedura për mbylljen e platformës së TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Në rubrikën “Sy m’ sy”, ku i përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama u shpreh se, “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është
Parku i Besimit’ është projekti i ri i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare, që synon ndërtimin e një parku në zonën e Petrelës, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare. Në dokumente thuhet se brenda parkut do të ndërtohen struktura me simbolet e besimeve fetare, që do të jenë të hapura
Bashkia e Tiranës ka hapur një konkurs ndërkombëtar për projektide për rindërtimin e Akuadromit të Tiranës, ose pishinave publike. Afati për paraqitjen e ideve është caktuar data 22 prill, ndërsa afati për zbatimin e kontratës me ofertuesit që do të shpallet fitues është 7 muaj. Sipas dokumentacionit të tenderit, aktualisht “Akuadromi i Tiranës” përbëhet nga
Shqipëria përveçse nga shqiptarët që janë larguar masivisht në vitet e fundit, duket se nuk po “pëlqehet” më as nga emigrantët e huaj. Kjo dëshmohet nga shifrat e vitit të kaluar, edhe pse autoritetet ia atribuojnë forcimit të kufijve dhe patrullimeve të Frontex. Gjatë këtij vitit janë kapur në total 1,540 shtetas të huaj imigrantë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve në kuadër të konsultimit publik për projektligjin “Për statusin e ushtararakut”. Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik në fund të janarit, parashikon nga 15 deri në 25 paga shpërblim për ushtarakët aktivë që ndërpresin shërbimin për arsye të ndryshme.
Një numër rekord europianësh mendojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE. Një sondazh i ri i publikuar nga Eurobarometri, tregon se në total 74% e europianëve, nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE. Kjo është shifra më e lartë e
Sot luhet ndeshja Shqipëri – Andorra. Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën
Misioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është kontrolli, mbrojtja e territorit dhe e peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm e të sigurt në fushën e zhvillimit, të planifikimit, të mbrojtjes së territorit, të tokës, të ajrit, të ujërave dhe të pyjeve, të disiplinimit të punimeve në